index_01

ninos3
60_kuran[1](1)
mekaabeginn
isl24
kuran[1]
pgallery-kaktus[1]

Ilahija me videoklip

pic_hasbi
pic_mother
pic_almuallim
pic_supplication
desing6[1]
desing7[1]
desing10[2]

Falja e namazit

me video

kuranii[1]
Iran,%2520dzamija%2520Sejh%2520Lutfullaha%2520u%2520Isfahanu[1]
Kartolina1[1]
kurani[1]

Agjërimi

slam_motahrek

Definicioni: "Saum" don të thotë agjërim. Përkon me të hequrit dorë gjatë ditës, duke filluar prej agimit e deri në perëndim të diellit, nga të gjtha llojet e ushqimit, pijet, nga konsumimi i duhanit dhe nga marrëdhëniet seksuale (të ligjshme dhe të paligjshme).

Argumentet mbi agjërimin: Agjërimi si shtyllë plotësuese e Islamit, është obligim për çdo musliman. Argumentet mbi agjërimin janë të shumta. Në vazhdim do ta përmendim ajetin kur`anor të sures (El-bekare ajeti/183): " O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm". Në këtë ajet kur'anor kuptohet se agjërimi është institucion fetar i cili ka karakter të përgjithshëm. Ajeti i Kur'anit bën thirrje për të gjithë njerëzit që besojnë (O ju besimtarë) që t`i përgjigjen dhe ta pranojnë agjërimin si detyrë fetare obligative. Në hadithin kudsi të cilin e transmetojnë dy imamët (Buhariu dhe Muslimi) All-llahu xh.sh. ka thënë. "Çdo vepër që e bën njeriu është e tij (e bën për veten) përveç agjërimit, vërtetë agjërimi është për mua, e Unë do të shpërblejë për të".

Dobitë e agjërimit: Dobitë e agjërimit janë të shumta si dobitë shëndetësore ashtu edhe ato shpirtërore. Me agjërim fërcohet dëshira dhe diciplina, në të njëjtën kohë e zbaton urdhërin e All-llahut xh.sh., i cili e ka premtuar takimin e Tij me agjëruesin. I Dërguari i All-llahut xh.sh. tregon se "Për agjëruesin ka dy gëzime: njëri është në iftar dhe gëzimi tjetër kur takohet me Allahun e Madhëruar". Nga agjërimi rrjedhin edhe shumë dobi shëndetësore, morale, etike, etj. Dhe mos bëjmë fjalë për ngritjen e besimtarit në shkallën më të lartë të besimit (imanit) dhe devotshmërisë.

NDODHITË MË TË RËNDËSISHME NË RAMAZAN

  • Zbritja e Kur'anit Famëlartë "Muaji i Ramazanit që në të filloi të shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues ( i të vërtetës ngs gënjeshtra)" (El-Bekare ajeti/185).
  • Vdiq Ebu-Talibi xhaxhai i Muhamedit a.s.
  • Më 10 Ramazan, dhjetë vjet pas shpalljes së Kur'anit ndëroi jetë gruaja e tij, H.Hatixhja r.a.
  • Me 17 Ramazan, në vitin e dytë pas hixhretit, ndodhi beteja e madhe e Bedrit, po në këtë vit u bë obligim zekatul-fitri.
  • Me 21 Ramazan, të vitit të tetë pas hixhretit, ndodhi lufta e Tebukut. Në vitin e 11 sipas hixhretit ndërroi jetë e bija e Muhammedit a.s., H.Fatimja r.a.
  • Me 15 Ramazan të vitit 40 pas hixhretit ndodhi atentati mbi Aliun r.a., pas të cilit ndërroi jetë.
  • Në vitin 53 sipas hixhretit muslimanët pushtuan Rodosin.
  • Në vitin 58 pas hixhretit, në Ramazan ndërroi jetë gruaja e Muhammedit a.s., H. Ajsheja r.a.
  • Në vitin 91 pas hixhretit, muslimanët arritën në Andaluzi.
  • Në vitin 92 pas hixhretit, Tarik Ibën Zijadi pushtoi Spanjën.
  • Në vitin 122 pas hixhretit, në Ramazan vijnë në pushtet Abasijtë.
  • Në vitin 361 pas hixhretit, po në Ramazan, përfundoi ndërtimi i Universitetit më të vjetër El-Ez-har në Kairo të Egjiptit.
  • Në vitin 574 pas hixhretit, Salahudin El-Ejubi ngadhnjeu mbi kryqëzatat. Në vitin 658 pas hixhretit, po në Ramazan, u parapengua depërtimi i Tatarëve në Egjipt.
  • SI PËRCAKTOHET FILLIMI I RAMAZANIT
  • Mësuam më parë se secili namaz e kishte kohën e vet të caktuar, i tillë është edhe agjërimi, po edhe ky ibadet e ka kohën e caktuar. Koha e agjërimit është muaj i shenjtë i Ramazanit. Fillimi i muajit Ramazan konstatohet posa të shihet hëna e re e këtij muaji. Nëse ka qenë e pamundur të shihet hëna e re për shkak të motit të vrënët, Ramazani fillon pasi të plotësohen 30 ditë të muajit Shaban. Në Kur'anin Famëlartë thuhet: "E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…" ( El-Bekare ajeti/185). Nëse muaji i Ramazanit konstatohet te ndonjë shtet musliman, atëherë gjithë shtetet afër tij duhet të fillojnë agjërimit.

    LLOJET E AGJËRIMIT

    Agjërimi, sipas llojeve, mund të jetë:

    • FARZ-AJN: agjërimi i muajit Ramazan, dhe agjërimi i të gjithë llojeve të Kefaretit.
    • VAXHIB: agjërimi i nafileve (agjërimet vullnetar) të cilat nëse njeriu i prish , vaxhib e ka që t'i agjëroi kaza .
    • SUNNET: agjërimi i ditës së ashures (dita e 10-të e Muharremit) së bashku me atë para saj.
    • MENDUB: agjërimi i tri ditëve për çdo muaj, dhe të ashtëquajturat ditët e bardha(13-14-15), po ashtu mendub është që të agjërohet dita e hënë dhe e enjte, e çdo jave; agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit. Për këto ditë Pejgameri a.s. ka thënë: "Kush e agjëron muajin e Ramazanit, pastaj i vazhdon edhe gjashtë (ditë) nga muaji Shevali, agjërimi i tillë është sikurse ka agjëruar tërë jetën".
    • NAFILE: agjërimi jashtë ditëve të theksuara dhe nuk është i ndaluar . MEKRUH-TENZIHEN: agjërimi i ditës së dhjetë të muajit Muharrem pa mos e agjëruar të nëntën ose të njëmbëdhjetën, poashtu nëse veçohet me agjërim dita e premte ose e shtunë.
    • MEKRUH-TAHRIMEN: agjërimi i ditëve të bajramit, agjërimi i personit të dobësuar nëse i shkakton sëmundje, ose agjërimi i mysafirit nëse e mundon.
  • AGJËRIMI ËSHTË OBLIGIM (FARZ) PËR
    • Muslimanin (nuk i takon jomuslimanit).
    • Personit që është mentalisht i shëndoshë (nuk i takon të çmendurit).
    • I moshës madhore (të jetë në bylyg).
    • Të dijë se çka është obligimi (farzi). Sa i përket fëmijëve duhet të urdhërohen t'agjërojnë posa t'i plotësojnë shtatë vjet. Pejgameri a.s. thotë: "Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ata i kanë shtatë vjet…". Deri sa Pejgameri a.s. thotë që t'i urdhërojmë për namaz, atëherë është e ditur se duhet të urdhërohen edhe për agjërim sa janë në moshën e vogël që t'i adaptohen agjërimit.
  • Për të qenë agjërimi në rregull duhet:
    • Të bëjë nijet për agjërim (të vendos).
    • Të mos ekzistojë diçka që e prish agjërimin, p.sh. femra mos të jetë me menstruacione ….etj.
  • KUSH LIROHET NGA AGJËRIMI
    • I sëmuri, të cilit agjërimi ia keqëson sëmundjen ose ia vështirëson mjekimin. All-llahu xh.sh. thotë: "ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e më vonëshme" (El-Bekare ajeti/184).
    • Plaku ose plaka, të shtyrë në moshë, nëse nuk ka gjasa të forcohen, lirohen nga agjërimi, por, do të paguajnë(1900gr) grurë ose vlerën e tij në të holla për çdo ditë të paagjëruar.
    • · Gruaja shtatëzënë ose me foshnjë në gji nëse frikësohet që mos i rrezikohet jeta, lirohet nga agjërimi, por duhet ta plotësojë kaza në ditët e ardhëshme.
    • Femra me hajd ose nifas lirohen, por do të agjërojnë kaza.
    • Udhëtari (mysafiri). Për musafirin mirë është të agjërojë, nëse agjërimi nuk i sjell vështërsi, për ndryshe më mirë mos të agjërojë. Njeriu i cili ka filluar të agjërojë dhe po atë ditë është bërë mysafir ngase është nisur për në rrugë nuk guxon ta ndërprejë agjërimin. Mysafirit që i lejohet të mos agjërojë është ai mysafir i cili i lejohet ta shkurtojë namazin.
    • Personi që ka uri të madhe sa që ka frikë se i rrezikohet jeta.
    • Ushtari i cili e di se do të luftojë me armikun, frikohet nga dobësimi.
    • Puntori i cili duhet të kryejë punë të rëndë, p.sh. puntori që punon në xeherore, ose bujku që punon punë të ngutshme që nuk mund të shtihen për më vonë.
    Fmija_islam1

    ÇKA E PRISH AGJËRIMIN

    • Ekzistojnë disa gjëra që e prishin agjërimin dhe duhet agjëruar kaza, prandaj nëse han dicka që për të nuk ndjen kurfarrë shije, p.sh. ngrënia e orizit të njomë, miell, brum, letër e të ngjajshme, me dashje duhet agjëruar kaza. Kaza duhet agjëruar edhe nëse gëlltit dicka gabimisht ose të shtyn dikush me dhunë, ose gjatë abdesit të hynë ndonjë pikë ujë.
    • Mandej nëse njeriu shtie ilace në gojë ose në hundë, nëse vjellë me gojën plotë ose e kthen prapë atë pa dashje . Nëse dikujt i bie të fikët dhe në atë gjendje zgjatë tërë muajin duhet bërë kaza, i tillë është ai i cili flenë disa ditë me radhë ose ai që cmendet disa ditë.
    • Ekzistojnë edhe disa gjëra të cilat e prishin agjërimin, jashtë që duhet njeriu t'i agjërojë kaza, por, duhet edhe të mbajë dënim të caktuar, i cili dënim në Sheriatin Islam quhet Kefaret.
  • Kefareti mbahet kur agjëruesi e prish agjërimin me dashje, qëllimisht duke ngrënë dhe pirë ndonjë artikull që shërben për ushqim, me të cilin ka lakmi dhe e kënaqë epshin, p.sh. ngrënia e mollës, hurmës, kryerja e marrëdhënieve seksuale, konsumimi i duhanit..etj. Kefareti: është dënim të cilin e ka caktuar Sheriati Islam për ata persona të cilët e thejnë ligjin e All-llahut xh.sh.
  • Kefareti konsiston në:

    • Lirimin e robit dhe robëreshës edhe nëse nuk janë muslimanë, nëse nuk ka rob në radhë vjen;
    • Agjërimi i dy muajve (60ditë) pa i ndërprerë, dhe këto ditë që duhet agjëruar mos të qëndrojnë në ditët e Bajramit, dhe në ato ditë që i ndalon sheriati të agjërohen, në përjashtim të hajdit (menstruacionit) i cili nuk e pengon ndërprerjen.
    • Nëse edhe këtë nuk mund ta bëjë, shkaku i moshës ose i sëmundjes, atëherë t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër duke ua dhënë dy ngrënie të mira, secilit drekë dhe darkë. Lejohet edhe një i varfor të ushqehet gjashdhjetë ditë nga dy ngrënie. Ose t'u japë nga gjysëm s'ai grurë (1900gr) ose miell gruri, elb, rush të thatë ose të ngjajshme, mundet edhe vlerën e tyre në të holla.
  • ÇKA NUK E PRISH AGJËRIMIN
    • Shpërlarja e gojës dhe hundës, edhe jashtë abdesit.
    • Larja e trupit edhe nëse uji depërton në vesh.
    • Nëse hanë ose pinë me harresë. Për këtë kemi hadithin e Pejgamerit a.s. " Kush ha në Ramazan me harresë, nuk duhet të agjërojë kaza e as të japë Kefaret".
    • Larja e dhëmbëve me misfak ose brushë, përndryshe larja e dhëmbëve është sunnet.
    • Nëse në fyt turret ndonjë insekt ose tym.
    • Nxerja e dhëmbit, me kusht që mos marrë ndonjë ilaç ose t'i depërtojë gjaku në fyt.
    • Nëse vendos që të hajë por nuk han.
    • Nëse ndjenë erëra të këndëshme lulesh ose parfyme të ndryshme.
    • Gjilpërat (inekcionet) që merren për ndonjë sëmundje, me kusht të mos jenë ushqyese.
    • Nëse zgjohet nga gjumi i papastër (xhunub) ose i ndodhë gjatë ditës nuk e prish agjërimin.
    • Nëse vjell me gojën plotë pa dashje.
  • Ç'ËSHTË MEKRUH PËR AGJËRUESIN
    • Të shijuerit e ndonjë artikulli që hahet pa nevojë (përpos ai që e prëgatit ushqimin Kuari).
    • Të tubuarit e pështimës në gojë, pastaj gëlltitja e saj.
    • Çdo gjë që e dobëson agjërimin është mekruh të veprohet; të punuarit punë të rëndë, të vrapuarit pa nevojë, shikimi në të ndaluarat, llomotitja etj.
  • SUNNETET DHE ADABET E AGJËRIMIT
    • Të shpejtohet iftari, pasi të vërtetohet koha e perëndimit të Diellit, është mirë që agjëruesi të çelë iftar me hurmë ose ujë.
    • Të këndohet duaja (lutja) e iftarit: (Allahume leke sumtu, ve ala rizkike ef-tartu, dhehebe edh-dhmèu, ve ibteleeti-luruk, ve thebetel-exhru insha-allah).
    • Largimi i gjymtyrëve nga veprat e ndaluara(harami).
    • Shtimi i lëmoshës(sadekasë) dhe bamirësisë ndaj të afërmve dhe të varfërve.
    • Të shtruarit iftarë agjëruesëve sipas mundësisë. Pejgameri a.s. ka thënë: "Kush ia përgatit agjëruesit iftarin, për atë do të ketë shpërblim sikur të lirojë një rob, dhe jashtë kësaj do t'i falen gabimet e vogla ndaj All-llahut xh.sh.".
    • Të shtyhet syfiri deri në fund të kohës së imsakut dhe mos të lihet pa ngrënë. Pejgameri a.s. për syfirin thotë: "Hani syfirin se syfiri është bereqet (furnizim). Hani syfirin, nëse nuk mundeni, mjafton një pjesë hurme".
    • Të shtohen lutjet dhe ibadetet gjatë muajit të bekuar, vecanërisht dhjetë ditët e fundit.
  • I'TIKAFI
  • Definicioni: "I'tikaf" do të thotë të qëndrojsh qëllimisht për një kohë të caktuar në një xhami në të cilën falen pesë kohët e namazeve me xhematë. Kjo rregull u përket meshkujve. Ndërsa femrat mund të bëjnë i'tikaf në shtëpitë e tyre, nëse kanë vend të posaçëm që rregullisht e falin namazin. I'tikafi është sunneti-muekkede në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan. Zejneb ibën Mes-heme thotë: Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, Muhammedi a.s. të gjithë njerëzit e moshës madhore dhe që ishin të aftë për ibadet i nxiste në kryerjen e tij.

    LLOJET E I'TIKAFIT

    • VAXHIB: është i'tikafi i zotimit p.sh. pasha All-llahun do të bëjë i'tikaf tre ditë. Kusht për të qenë i'tikafi në rregull është që ai njeri të agjërojë.
    • SUNNETI-MUEKEDE: është në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.
    • MUSTEHAB: mund të jetë një qëndrim fare i shkurtër në xhami. Ai njeri i cili fillon i'tikafin nuk guxon të largohet nga xhamia, me përjashtim të kryerjes së nevojës, ose me përjashtim të kryerjes obligimit fetar, si faljen e namazit të xhumasë ose bajrameve. Të qëndruarit jashtë xhamisë pa nevojë e prish i'tikafin. Gjatë i'tikafit Muhammedi a.s. e kalonte kohën duke bërë ibadete vullnetare, duke lexuar kur'an, duke bërë lutje të ndryshme dhe duke medituar në All-llahun xh. sh. Për këtë i ka nxitur edhe shokët e tij, shpesh thoshte: " Mos i bëni shtëpitë tuaja vorreza". Nga kjo thënie e tij kuptojmë se Muhammedi a.s. kërkonte nga besimtarët që sa më shumë të bëjnë ibadet dhe vepra të mira.
  • ZEKATUL-FITRI
  • Zekati është detyrë (obligim) i të pasurve kurse zekatul-fitri është obligim i çdo muslimani i cili e arijnë vlerën e nisabit meshkuj apo femra, fëmijë apo të moshëritur, këtë obligim e kryen njeriu për veten dhe familjen e tij. Koha e zekatul-fitrit është: fillimi i agimit të diellit ditën e Bajramit. Koha e fundit për dhënien e zekatul-fitrit është koha para faljes së namazit të Bajramit, pas kësaj kohe nuk quhet zekatul-fitri, por mbetet lëmoshë e rëndomë. Zekatul-fitri mund të paguhet edhe gjatë muajit Ramazan. Kush vdes para agimit të diellit dhe kush bëhet musliman ose lind pas agimit të diellit nuk u takon zekatul-fitri. Sasia e zekatul-fitrit është: për çdo person të nxjerrë gjysëm s'ai grurë (1900gr) ose vlerën e tij. Më e preferuar është që zekatul-fitri t'u jepet të afërmëve, por jo atyre që janë pjestarë të familjes, p.sh. babai, nëna, gjysh etj.

    FJALA PËRFUNDIMTARE MBI AGJËRIMIN

    Feja Islame kërkon që njeriu të bëhet rob i Zotit e jo i epshit. Ka caktuar që gjatë çdo viti që vjen të agjërohet nga një muaj, që t'i shërbejë njeriut si mjet edukimi e t'i ndihmojë që të stoliset me devotshmëri dhe besnikëri ndaj krijuesit të tij All-llahut xh.sh. Ai njeri i cili u përmbahet urdhërave dhe ndalimeve të ligjit të All-llahut xh.sh. dhe sinqerisht i zbaton, ai njeri me siguri e ka fituar meritën më të madhe në këtë dhe në tjetrën jetë.

    [Menya kryesore] [Sheriati islam] [Gruja dhe familja (Fjalor)] [Ebu Bekir Es-Siddik: Hbu Hanifja] [Gusli] [Zekati] [Namazi] [Ramazani] [Gruaja ne Islam] [Çfare te themi kur...?] [Agjërimi]