index_01

ninos3
60_kuran[1](1)
mekaabeginn
isl24
kuran[1]
pgallery-kaktus[1]

Ilahija me videoklip

pic_hasbi
pic_mother
pic_almuallim
pic_supplication
desing6[1]
desing7[1]
desing10[2]

Falja e namazit

me video

kuranii[1]
Iran,%2520dzamija%2520Sejh%2520Lutfullaha%2520u%2520Isfahanu[1]
Kartolina1[1]
kurani[1]

Gruaja ne Islam

slam_motahrek

Rrahja e grave: A sht mnyr pr zgjidhjen e problemeve martesore? - Abdul Hamid Ebu Sulejman


Gjendjen e mjeruar të umetit përballë botës që e rrethon, sulmet kulturore dhe intelektuale që kanë vërshuar drejt tij, statusin e rrënuar për drejtat e njeriut tek muslimanët, të gjitha i pashë si dilema me të cilat ndeshen mbrojtësit e Islamit dhe ata të të drejtave njerëzore. Një nga çështjet që ka duk është 'rrahja' e grave si e drejtë e posaçme e burrit dhe mënyrë për të zgjidhur problemet martesore që lindin nga kokëfortësia dhe mosbindja e grave, si dhe nga moskënaqja dhe tëhuajzimi prej partnerëve të tyre.

Rrahja e grave:

Gjendjen e mjeruar të umetit përballë botës që e rrethon, sulmet kulturore dhe intelektuale që kanë vërshuar drejt tij, statusin e rrënuar për drejtat e njeriut tek muslimanët, të gjitha i pashë si dilema me të cilat ndeshen mbrojtësit e Islamit dhe ata të të drejtave njerëzore. Një nga çështjet që ka duk është 'rrahja' e grave si e drejtë e posaçme e burrit dhe mënyrë për të zgjidhur problemet martesore që lindin nga kokëfortësia dhe mosbindja e grave, si dhe nga moskënaqja dhe tëhuajzimi prej partnerëve të tyre. Përherë kam qenë i ndërgjegjshëm për arsyet dhe nënkuptimet e kësaj dileme, sidomos për shkak të domethënies dhe lidhjes së saj me botën moderne.
Në vitet e para të karierës sime, si student i diplomuar në Perëndim, si aktivist dhe edukator në "Shoqatën Studentore Muslimane" (MSA) në SHBA dhe Kanada, si dhe në "Shoqatën Botërore për Rininë Muslimane" (WAMY), më është dashur të përballem me një sërë polemikash lidhur me Islamin. Megjithatë, falë disa përpjekjeve intelektuale dhe metodologjike, gjithmonë kam arritur në një arsyetim të kënaqshëm dhe gjithmonë kam dalë me përgjigje bindëse për të tilla çështje. Që në ditët e para të shkollimit tim tetëvjeçar, kam patur një bindje të palëkundur për vërtetësinë e mesazhit që Zoti (Krijuesi) i shpalli Muhamedit a.s. Bindje të tilla u pajtuan me një vizion që bazohet në të menduarin racional dhe metodologjik; kësisoj, nuk kam pasur dyshime që të më shqetësonin, por thjesht probleme (ndonjëherë dhe ndërlikime) të cilat duhej t'i njihja më nga afër dhe t'u jepja zgjidhje. Kuptova se të menduarit objektiv karakterizohet nga qartësia, durimi dhe këmbëngulja për të ndjekur ato probleme që duan punë kërkimore, vizion të qartë dhe arsyetim. Dukshëm, ka një dallim të qartë mes dyshimeve dhe problemeve. Dyshimet hershojnë pengesa, bezdisje dhe dekurajim, ndërsa problemet bëjnë thirrje për motivim, induksion ligjik dhe zell.(2) çdo polemikë rreth Islamit e shihja gjithmonë, si një ndërlikim për të cilin duhet të punoja e jo si një dyshim që do të më ndiqte nga pas. Kjo është një mundësi për të përdorur epistemologjinë islame që gjithëmbarësisht integron ajetet e shpalljes me faktet në univers dhe me parimet e të arsyetuarit. Për të kuptuar udhëzimin e shpalljes, për të konceptuar domethënien dhe për të arritur objektivat dhe qëllimet e saj, duhet që fillimisht të shqyrtosh natyrën e problemit, të njohësh sfondin dhe faktorët e tij përcaktues, të kuptosh një sërë prej kushteve të tij të përkohëshme dhe hapësinore, dhe të konsiderosh gjendjen gjithëpërfshirëse të çështjeve, rrethanave, konteksteve, normave dhe pozicioneve. Kjo lloj qasjeje asnjëherë nuk më ka zhgënjyer në ndjekje të një perceptimi të menduar dhe asnjëherë nuk ka sjellë diçka më pak se sa një bindje që nuk braktis vlerat e larta dhe parimet racionale të Sheriatit dhe dinjitetit njerëzor. (3)
ث?shtë parë qartazi, se përkrahësit e të drejtave njerëzore në Islam frymëzohen të arrijnë një perceptim dhe/apo zgjidhje që do të sillte drejtësi, do të largonte shtypjen nga gratë dhe do të përhapte çdo lloj mundësie për t'i trajtuar ato padrejtësisht në emër të Islamit, duke konksideruar statusin e tyre brendaqenësisht të pabarabartë, në disa kultura dhe vende të botës. Gjithashtu, dobësia relative fizike, lidhja emocionale dhe fizike me fëmijët, varfëria, analfabetizmi dhe mungesa e zhvillimit që më së shumti prekin gratë, si dhe abuzimi i zakonte me të drejtat e njeriut për shkak të despotizmit, janë të gjithë faktorë me peshë që kërcënojnë statusin e grave. Ka kaluar një periudhë goxha e gjatë dhe e lodhshme nga jeta dhe kariera ime, para se të gjeja kohën dhe mundësinë të trajtoja çështjen e 'rrahjes' së grave, gjë që kërkon përqendrim dhe një përsëritje gjithëpërfshirëse brenda kontekstit islam, si dhe perspektivat e 'fshatit global' të muslimanëve dhe të njerëzimit. Më vonë, pasi i jam rikthyer karierës sime intelektuale dhe pasi kam rishfaqur interes për të studiuar fazën e rizgjimit islam, dhe se cili është shkaku që ai nuk po i arrin objektivat e tij, pavarësisht nga orvatjet e shumta dhe të njëpasnjëshme që përshkuan mijëvjeçarin e kaluar; më saktësisht, që në kohën kur imam Gazaliu (505H/1111) në veprën e tij madhore 'Ripërtëritja e Shkencave të Fesë', bëri thirje për reformë. Prandaj, kohët e fundit interesin tim kërkimor e kam fokusuar tek fëmijëria në mendimin islam dhe nismën për qytetërim, sepse është dimensioni që i mungon kësaj nisme dhe rrënja që do të sjellë ndryshimin e kërkuar për rindërtimin e aspekteve shpirtërore dhe epistemologjike të identitetit islam.
Një rindërtim i këtillë, është kusht themelor që umeti të përballojë sfidat me të cilat ndeshet.
Ky fokusim tek fëmijëria, më ka nxitur që të vë theksin tek roli i familjes si vatër e nxehtë që formëson identitetin e fëmijës dhe që ndërton moralin dhe karakterin e tij; kësisoj, familja mund të jetë ambjenti nga i cili do të kalojë procesi i rindërtimit. Ky proces mbështetet tek motivet e brendëshme të prindërve, të cilët nuk kërkojnë asgjë përveç se më të mirën për fëmijët e tyre, sipas botëkuptimit dhe bindjeve që kanë. Nuk ka dyshim, se sot nuk mund të përpiqemi të propozojmë një vatër të pavaruar dhe të izoluar, ku edukatorët do të mund të përgatisin dhe të trajnojnë një brez të ri, të lirë dhe besnik, i cili do të zëvendësojë atë të parin e skllavëruar dhe të paaftë, ashtu si Musai a.s që brezin e tij e shpuri në shkretëtirë, atje ku ata kaluan dyzetë vite në Disporë. Përvoja e këtij brezi të ri përmendet në Kuran si vijon:
"E kur Taluti doli me ushtrinë e tij, tha: 'Allahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej tij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet pi një grusht!' Mirëpo me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur ai (Taluti) së bashku me ata që ishin besimtarë, e kaluan atë, thanë: 'Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!' Por ata që ishin të bindur se do ta takonin Allahun thanë: 'Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut ngadhënjyen ndaj grupeve të mëdha. Allahu është me durimtarët. E kur i dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: 'Zoti ynë, na dhuro durim. Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve.'" (2:249-251)
Theksi që vihet mbi rolin edukativ të familjes, do të na shpjerë medoemos në një rishqyrtim dhe riparje të strukturës familjare, përveç gjithë marëdhënieve dhe dimensioneve që formësojnë një të tillë rol në jetën e fëmijëve dhe në elementët dhe përvojat e tyre shpirtërore, psikologjike, morale dhe epistemologjike. Si rjedhim, e gjeta veten ballë për ballë me çështjen e 'rrahjes' së grave dhe reflektimet e këtij fenomeni në jetën martesore, atësi e amësi, në marëdhëniet burrë-grua, si dhe në ndërveprime të tjera njerëzore, tek të rriturit në veçanti.
Për t'iu qasur kësaj çështjeje, më duhej një stil kërkimor gjithëpërfshirës, duke marrë në shqyrtim çështje, rrethana dhe faktorë të ndryshëm, që kanë të bëjnë me çështjen në fjalë, përveç panoramës së përgjithshme. Gjithashtu, më duhet që gjatë punës sime të fus një disiplinë të atillë metodologjike, që çdo premisë dhe motiv e vendos në vendin, parametrat dhe kontekstin e duhur; që nuk lejon të pjesëshmen të dalë mbi të tërën apo rrethanoren të shfuqizojë një parim të vërtetuar; dhe që ndjek një logjikë të paanshme dhe integrim epistemologjik mes ajeteve e udhëzimit të shpalljes së ndritur dhe modelit të universit e simbolit të përvojës njerëzore. Prandaj, është e domosdoshme që trajtimin e kësaj teme, ta nisim sipas parimeve të rrënjosura islame, të dinjitetin njerëzor, lirisë, përgjegjësisë dhe statusit të njeriut i zgjedhur si mëkëmbës i Zotit në tokë, si dhe sipas së drejtës legjitime të vetëvendosjes. Nuk ka dyshim se çdo sistem marëdhëniesh njerëzore që bie ndesh me këto parime, nuk përfaqëson shpirtin, objektivat dhe qëllimet e Islamit; dhe duhen shqyrtuar në atë mënyrë që kuron të metat të cilat kundorshtojnë apo cënojnë të drejtat dhe përgjegjësitë themelore të njeriut. Për më tepër, nuk duhet lejuar asnjë lloj mase që kërkon të shpërbëjë bazat e marëdhënieve familiare në Islam, që në përgjithësi, ngrihen mbi konceptet e 'prehjes', 'afrimitetit' dhe 'dashurisë'. Masat jonormale që marshojnë kundër këtyre koncepteve, duhet të shqyrtohen, në mënyrë që t'u gjenden të metat.
Si një këndvështrim i përgjithshëm metodologjk, është vërtetuar se mesazhi islam erdhi si udhëzimi dhe drejtimi më i mirë për njeriun e të gjitha kohërave dhe vendeve. Prandaj, për të arritur qëllimet e këtij mesazhi, faktorët dhe kushtet kohorë dhe hapësinorë luajnë një rol mjaft të rëndësishëm dhe duhen njohur dhe diskutuar me detaje, përsa i përket aplikimit të doktrinës Islame në vende dhe kohëra të ndryshme. Këto faktorë dhe rrethana, duhet që gjithmonë të merren parasysh dhe të identifikohen, teksa studiojmë ngjarje të ndryshme në traditën e Profetit a.s (Sunetit), dhe në trashëgiminë grumbulluese dhe voluminoze të jurisprudencës islame, për shkak të veçantisë që gëzojnë ngjarje të tilla, të cilat kërkojnë të udhëzojnë dhe organizojnë një filan komunitet, brenda një kohe dhe vendi të caktuar, me ngjarje, tradita, zakone dhe burime të spikatura. Pa një perceptim gjenial të konditave të tilla dhe pa një vlerësim të domethënies së veçorive të këtyre ngjarjeve, ka shumë mundësi që të arrijmë në një përfundim të gabuar, i cili bazohet në abstraksione, shtrirje dhe emulacione të gabuara të disa masave që u përkasin kohërave dhe vendeve të ndryshme. Përshkallëzimi i obligimeve dhe ndalesave në Kuran; larmia e ligjërimit apostolik për t'iu përshtatur situatave, vendeve dhe kohërave të ndryshme; dhe shumësia e urdhëresave, rregullave, qasjeve dhe shkollave ndërmjet juristëve muslimanë, si përgjigje ndaj kohërave dhe vendeve të ndryshme, të gjitha së bashku janë dëshmi se dimensionet shoqëroro-juridike janë të rrënjosura thellë në traditën dhe përvojën islame. Lidhur drejtë përdrejtë me këtë parim, themeluesit dhe dijetarët e shkollave të mendimit juridik, ndryshojnë në mendime, fetva, urdhëresa dhe gjykimr lidhur me çështjet familiare, për shkak të dallimeve në tradita, zakone dhe trashëgimi. Këto dallime mund të ekzistojnë në të njëjtën periudhë, por në dy mjedise të ndryshme. Për shembull, medhhebi (shkollë jurisprudence) Maliki, Medine-bazuar, që ishte përhapur në arabinë e traditave fisnore dhe ndjeshmërive klanore, ndryshon nga medhhebi Hanefi, Irak-bazuar, që ishte përqendruar në Mesapotami, djepi i qytetërimeve të hershme, që ndikimet e tyre kulturore i skalitën në marëdhëniet shoqërore dhe rezultuan në një mjet dhe rrymë më të zhvlluar individualiste. Ndryshime të tilla kulturore e shoqërore, pasqyrohen në zgjedhjen e secilit medhheb, sipas kushteve dhe rrethanave të kontratës martesore dhe sipas domosdoshmërive të saj, si kualifikimet dhe kujdestaria.
Për më tepër, ndryshimet në mendime dhe urdhëresa juridike në sajë të faktorit kohë dhe vend, nuk vihen re vetëm nga njëri medhheb tek tjetri, por dhe brenda të njëjtit medhheb. Imam Muhamed bin Idriz Shafiu (204 H), një jurist i madh dhe themelues i një medhhebi me peshë në Irak, bëri shumë ndryshime në çështjet e fikut kur la Irakun dhe u vendos në Egjipt, për shkak të risive shoqërore e kulturore. Akoma me tej, perceptimi dhe interpretimi i disa ajeteve kuranore mund të ndryshojë nga koha në kohë, në varësi të kapacitetit të njohurive njerëzore që u jep mundësi dijetarëve të nxjerrin një kuptim të ri, i cili as që njihej e as që mendohej para se të na arrinin këto lloj njohurish. Kjo është akoma një dëshmi më shumë për hyjnitetin, paimitueshmërinë dhe karakterin e mrekullueshëm të shpalljes së ndritur, udhëzimi i së cilës tejkalon kohën dhe vendin.
"Ne do t'u mundësojmë atyre që të shohin argumentat Tanë në horizont dhe në veten e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuj mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?" (41:53)

Në përputhje me ajetin e sipërpërmendur, gjetje të shumta shkencore po nxjerrin në pah çdo ditë e më shumë mrekullitë e Kuranit, përpikmërinë fenomenale të përfaqësimit të tij, mendjemprehtësinë e përfaqësimeve të tilla, që janë në gjendje të sjellin udhëzim dhe të ilustrojnë të vërtetat Universale pa kundërshtuar realitetin e krijimit apo të normave që janë manifestuar gjithmonë e më shumë me shtimin e njohurive njerëzore përgjatë një sërë ndryshimesh kohore dhe hapësinore.
Sëkëndejmi, në sajë të ndryshimeve domethënëse që pasqyrohen në shumë aspekte të jetës dhe shoqërisë, është gabim i madh ta kufizojmë qëllimin e riparjes thjesht në interpretime dhe njësi historike, kur duam të shqyrtojmë ligjislacionin familjar apo çfarëdo lloj legjislacioni, pa u kushtuar vëmendje këtyre ndryshimeve. Patjetër që kjo nuk duhet interpretuar në atë mënyrë që të heqim dorë nga çdo lloj trashëgimie, përvoje juridike apo shënimesh historike për legjislacionin, akuzat dhe zbatimet. Përkundrazi, qëllimi i këtij studimi është ta konsiderojë me një kujdes të veçantë gjithë këtë pasuri ligjore dhe ta perceptojë atë drejt brenda konteksteve historike dhe shoqërore, që të nxjerë thelbin prej asaj përvoje, të mësojë mësimet përkatëse, dhe të rirealizojë abjektivat dhe qëllimet që kërkon shpallja e shenjtë. Që të merremi objektivisht me gjendjen e çështjeve, me situatat e reja që lindin dhe potencialet e mundshme të realitetit të sotëm të Umetit, duhet të shtrojmë një panoramë kritike përballë këtij realteti që karakterizohet nga mungesa e gjallërisë, inisiativës dhe dinjitetit; nga nënshtrimi ndaj despotizmit, shtypjes, paaftësisë, injorancës dhe varfërisë; dhe nga mungesa e shpirtit sfidues dhe pozitiv.
Teksa i qasemi çështjes që ka të bëjë me 'rrahjen' e grave, si dhe me plagët, dhimbjen dhe poshtërimin që shkakton ky fenomen, duhet të ngulisim mirë në mendje, se vuatja, frika dhe ankthi shkaktojnë urrejtje, izolim dhe apati. Ndërsa, dashuria, respekti dhe besimi, mbjellin dlirësi, përkushtim dhe entuziazëm. Për një kohë të gjatë, Umeti ka vuajtur nga shtypjet e egra dhe poshtërimet e mëdha, si dhe ka duruar një kulturë despotizmi dhe patronazhi. Në shumë shoqëri, tirani të tilla, nuk janë më monopol i policisë shtetërore apo i shërbimeve sekrete. Në të vërtetë, këto llojë abuzimesh janë bërë pjesë e një kulture të zakontë, dhe ndodhin në shtresa të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht mes të 'fortëve' dhe 'të dobtëve'. Pasojat e kësaj situate janë domethënëse, përderisa një gjë e tillë bie në kundërshtim me shpirtin e vëllazërisë dhe solidaritetit në Islam, që e paraqet muslimanin, nisur nga tradita profetike, si 'një ndërtesë pjesët e së cilës mbajnë njëra-tjetrën' dhe shembullin e besimtarëve e paraqet 'si një trup i vetëm që bashkarisht kujdesen për organin e sëmurë, derisa ai të shërohet'. Suneti, gjithashtu na siguron bazat e një shpirti të tillë: "çdo musliman është vëlla për muslimanin dhe nuk duhet ta shtypë, ta përçmojë apo ta braktisë atë; i mjafton muslimanit si vepër e ligë, nëse poshtëron vëllain e tij (në fe); muslimani është i gjithi shenjtërore, jeta, pasuria dhe karakteri i tij;" "Zoti nuk hedh mëshirë mbi atë që nuk ka mëshirë për të tjerët;" "Besimtari nuk mund të jetë asnjëherë shpifës, nëmës, lapërdhar apo vulgar;" "Më i miri prej besimtarëve është ai që ka moralin më të mirë dhe më i miri nga ju është ai që është më i miri për familjen e tij." Nga tradita profetike transmetohet se një burrë u detyrua ta lironjë skllavin e tij, ngase e qëlloi atë. Në një rast tjetër, i Dërguari e Allahut a.s e qortoi një burrë që goditi të shoqen; "Dikush nga ju vazhdon ta qëllojë gruan e tij si të qëllojë një skllave dhe nuk i vjen turp më vonë, kur e përkëdhel dhe e përqafon." "Shumë gra që vijnë në shtëpinë e Muhamedit, ankohen për burrat e tyre, e ata nuk janë më të mirët prej jush." Profeti a.s vetë ishte shembulli i përsosur i mirësisë, dhimshurisë, hijeshisë dhe dashamirësisë. "Kurrë nuk qëlloi me dorën e tij asnjë grua, asnjë shërbëtor, askënd, përveç se kur i duhej të përpiqej në rrugën e Zotit."
Nën dritën e premisave të përgjithshme që përmendëm më sipër, na duhet të shqyrtojmë çështjen e 'rrahjes' së grave dhe vendin e saj në marëdhëniet familjare, martesore dhe prindërore, në mënyrë që të identifikojmë nocionin e vërtetë të një 'rrahje' të tillë dhe se si e mendon islami organizimin familiar, që ruan strukturën e familjes muslimane në përgjithësi, duke marrë në konsideratë kohën e detëve të sotme, në veçanti. Një nisme të tillë, i nëvojitet të kuptojë marëdhëniet e 'prehjes, afrimitetit dhe dashurisë', në mënyrë që të ndërtohet një familje e qëndrueshme dhe e shëndetshme, e cila krijon një vatër të sigurtë shpirtërore, emocionale dhe psikologjike, në mënyrë që fëmija musliman të rritet i fortë, besnik, kompetent dhe reagues ndaj sfidave të kohës. ا?ështja e 'rrahjes së grave' kërkon një vëmendje të jashtëzakonshme, për arsye se përmendet në tekstin kuranor dhe për shkak se interpretimet historike dhe tradicionale u kuptuan nga shumë njerëz si: të dackosësh, të qëllosh, të fshikullosh, të godasësh, të rrahësh, të grushtosh etj. Pa dyshim që kjo sjell një ndjesi dhimbjeje dhe poshtërimi të theksuar, pa marrë parasysh vetë vuajtjen fizike, që sipas disa fetvave mund të variojë në disa goditje me misvak (shkop që pastron dhëmbët) apo diçka të ngjashme me të, si 'furçë' apo 'laps', ashtu si u përgjigj Abdullah ibn Abazi, kur e pyetën për të shpjeguar 'rrahjen e lehtë', sipas një tregimi të transmetuar nga Ata'. Kësisoj, kjo 'rrahje' merret më shumë si qortim dhe shprehje moskënaqësie dhe zemërimi, sesa si burim nënçmimi dhe dhimbjeje. Në anën tjetër, gjejmë disa fetva për çështjen e 'rrahjes', që thonë se numri i goditjeve nuk duhet të kalojë 40-ën' dhe 'pa ndëshkim për burrin dhe gruan (lidhur me rrahjen), përjashtuar këtu plagët dhe vrasjen." (5)
Teksti kuranor që i referohet 'rrahjes' së grave, vijon si më poshtë:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese dhe besnike ndaj së fshehtës. E nëse i druheni kryelartësisë së tyre, këshillojini, largojini nga shtrati, madje dhe i rrihni lehtë (nëse këshilla dhe largimi nuk bëjnë dobi). E nëse ju repsektojë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i Larti, me i Madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit dhe gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ato (palët) kanë për qëllimi pajtimin, Allahu mundëson afrim mes tyre (burrit dhe gruas). Allahu është i Dijshëm dhe Njohës i mirë." 4:34-35
Për ta kuptuar më mirë këtë teks, është e nevojshme të paraqesim kornizën e përgjithshme të strukturës familiare dhe marëdhënieve në Islam, për të marrë kuptimin e vërtetë sipas objektivave dhe qëllimit të shpalljes. Teksti i mësipërm mund të analizohet nën dritën e teksteve të tjera, si:
"O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kijeni frikë Allahun me emrin e të Cilit betoheni dhe ruajeni farefisin se Allahu është mbikqyrës mbi ju." 4:1
"Dhe nga faktet e tij është se për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." 30:21
"E kur t'i keni lëshuar gratë e ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose i mbani si duhet, ose i lëshoni si duhet. E mos i mbani sa për t'i dëmtuar që të bëheni të padrejtë. Kush vepron kështu, ai ka dëmtuar vetveten. Mos i merni me shaka dizpozitat e Allahut. Përkujtoni të mirat e Allahut ndaj jush, dhe atë që ju shpalli Kuranin dhe dispozitat e Sheriatit, me të cilat ju udhëzon, dhe kijeni frikë Allahun e dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo send." 2:231
"O ju që keni besuar! Kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar, por jepuni diçka dhe lirojini në mënyrë të njerëzishme." 33"49
"Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthim) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme, ose shkurorëzim me mirëkuptim. U juve (burrave) nuk u lejohet të merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar, vetëm nëse që të dy frikësohen se nuk do t'u përmbahen dispozitave të Allahut. E nese keni frikë (ju gjykues) se ata të dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e Allahut, atëherë për atë me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët." 2:229

Nëse ajetet e mësipërme kuranore i lexojmë në dritën e udhëzimeve përmbledhëse të Sheriatit dhe tërësisë së idealeve dhe traditave profetike, Sunetit, do të shohim se shpirti i vërtetë i marëdhënieve martesore, mbushet prej ndjenjash 'afrimiteti', 'dashurie' dhe 'përkujdesjeje', në mënyrë që, faktorët mbizotërues në këtë marëdhënie të mbeten ata të 'afrimitetit, dashurisë dhe mirësisë'.
Kësioj, ne kuptojmë motivin që fshihet pas hulumtimit për të gjetur kuptimin e vërtetë të fjalës 'rrahje', pasojat prej nënçmimi dhe dhimbjeje që vijnë prej saj, dhe vendin e kësaj çështje në konceptin e marëdhënieve martesore në Islam, veçanërisht lidhur me masat e paracaktuara që mbjellin miqësi dhe dashuri mes të martuarve dhe që i ndihmojnë ata t'i zgjidhin problemet që hasin. Një hulumtim i tillë ka një domethënie tepër të lartë, sidomos kur marrim parasysh realitetin e marëdhënieve shoqërore në shoqërinë muslimane bashkëkohore, ku gradë përballen me mizori morale e fizike, fenomene që kërkojnë të gjejnë justifikime në keqleximin e disa fetvave të vjetëruara, të cilat burrit, si kryetar i familjes, i sigurojnë një mandat të mbarështrirë në çështjet familiare. Ky soj perceptimi i marëdhënieve familiare nuk njeh themelet që mbajnë në këmbë këtë institucion, d.m.th dashurinë, solidaritetin, bashkëveprimin dhe integrimin. Domethënia e këtyre teksteve nuk duhet të keqperceptohet, të merret jashtë kontekstit apo të shfrytëzohet gjer në atë pikë, ku gruaja dhe familja shihen thjesht si pronë e burrit.
Perspektivat dhe përvojat e periudhave të kaluara, e kufizuan rolin dhe kapacitetin e gruas vetëm brenda sferave familiare; burrat i mbingarkuan me përgjegjësi dhe i zbritën në një nivel më poshtë për menaxhimin e çështjeve familiare, sidomos në qendrat urbane, ku forca muskulare ishte mjet i rëndësishëm për sigurimin dhe furnizimin e familjes, ndërkohë në anën tjetër, mirëmbajtja e shtëpisë dhe familjes shteronin energjitë dhe kohën e gruas, duke i shërbyer shtëpisë, burrit dhe fëmijëve. Kufizime të tilla, thjeshtëzonin ndërlikimin e tyre si qënie, përshkallëzonin interesat e tyre, i kufizonin nga bota përtej botës familiare dhe i përpinin në një stil naiviteti të papranuar. Megjithëse shoqëria e atëhershme nuk e vinte në pikëpyetje autoritetin e zgjeruar të burrit brenda strukturës familiare, gjendja e botës së sotme realisht ndryshon përsa u përket mjeteve, aftësive dhe mundësive. Perspektivat e sotme edukative, teknologjike, kulturore dhe globale, u ofrojnë grave një produktivitet më të lartë, mundësi të pavarura ekomomike, si dhe zotësi intelektuale e teknike që tejkalojnë sferën e ngushtë të çështjeve familiare të së djeshmes. Deri këtu, portretizimi historik i familjes, bashkë me kufizimet strukturore të së shkuarës, duket si i paaftë për të demonstruar aspiratat e anëtarëve të familjes apo për të përfaqësuar rolet dhe potencialet e tyre në ditët e sotme. Prandaj, na duhet të rishqyrtojmë këndvështrimin tonë për strukturën familiare brenda kontekstit të realitetit të sotëm, në mënyrë që të shmangim tensionet dhe konfliktet në marëdhëniet familiare dhe të rindërtojmë konceptet dhe vlerat që i mundësojnë çdo anëtari të familjes të përmbushë rolin e tij apo të saj, si dhe të plotësojë rolin e anëtarëve të tjerë.
Gjatë punës sime kërkimore, arrita të parashoh një problem të brendaqenësishëm në analizimin e foljes rrënjë të gjuhës arabe 'daraba' (të rrahësh) në tekstin kuranor, si të nënkuptonte, 'vuajtje', 'nënçmim' dhe 'dhimje fizike', një mënyrë bashkëveprimi ndërmjet të rriturve, shtrëngimi që gruaja të pranojë t'i nënshtrohet vullnetin e burrit, apo detyrimi që të bindet dhe të jetë besnike, pavarësisht nga lloji i dhimbjes dhe vuajtjes. Supozimi i nëntështëm i kësaj situate parasheh se gruaja muslimane, ashtu si në disa fe dhe kultura të caktuara, nuk mund të gjejë asnjë lloj shtegu për t'u larguar nga maretesa, pavarësisht nga shkaku dhe se asnjëherë nuk do të mund të përftojë një çlirim të hijshëm apo një divorc të arsyeshëm, pa miratimin e burrit. Ngjashmërisht ajo duhet të shtrëngohet dhe të detyrohet të durojë ashpërsinë dhe egërsinë e të shoqit dhe t'u bindet urdhrave të tij. Në këtë kontekst, 'të rrahurit' si 'vuajtje', 'nënçmim' dhe 'dhimbje fizike', duket një mënyrë efikase për të zgjidhur problemet, apo më mirë, për të ndrydhur problemet martesore!
Megjithatë, ne jemi të palëkundur dhe të vendosur në bindjet tona se prezantimi i sipërpërmendur nuk përputhet me parimet e Sheriatit, të cilat e bazojnë strukturën familiare mbi 'afrimitet' dhe 'dashuri', mbështesin stabilitetin dhe unitetin, ruajnë identitetin e saj dhe nderojnë prejardhjen dhe botëkuptimin e çdo anëtari. Prandaj dhe antarësimi familiar në Islam është me zgjedhje; ai nuk e toleron ashpërsinë, shtypjen dhe abuzimin; secili nga të partnerët gëzon të drejtën e ndarjes dhe të drejtën për t'i dhënë fund lidhjes martesore, sidomos në ato raste kur bëhet e pavolitshme dhe armiqësore. Së paku, për të gjithë antarët e familjes, ndarja nuk është më e dëmshme se sa një marëdhënie bazuar në urrejtje, grindje dhe ashpërsi. Në situata të tilla, Sheriati i jep burrit të drejtën për të kërkuar talak-un (divorcin), ndërsa gruas Khul-in (çlirimin). Në rastin e dytë, gruaja ka të drejtë ta çlirojë veten nga lidhja martesore, duke kthyer me marrëveshje prikën e martesës që ka marrë nga burri i saj, apo një pjesë të saj, në mënyrë që lakmia e burrit për pasurinë e saj vetjake apo pasurinë e familjes së saj, të mos i hapë rrugë abuzimit apo të mos sjellë shkatërrimin e familjes.(6)
Kështuqë, shtrëngimi apo 'rrahja' nuk mund të jenë asnjëherë mënyrat e duhura për të ruajtur shpirtin e afrimitetit dhe ngrohtësisë mes të martuarve, për të siguruar besnikëri, besueshmëri dhe intimitet mes tyre. Përveç kësaj, po të studiohen masat e parashtruara në ajetet kuranore (4:34-35) që kanë për qëllim të zgjidhin problemet martesore, dhe të kërkojnë pajtim, sidomos në ato raste kur gruaja shfaq një lloj tendence rebelimi, mosbindjeje dhe refuzimi për marëdhënie intime, do të dalin dy rrugë zgjidhjeje:
Së pari të zgjidhet çdo mosmarrëveshje maretesore ndërmjet të martuarve pa ndërhyrjen apo nismën e një pale të tretë. Kjo mënyrë zgjidhjeje e problemit, nismë e burrit, do të kalojë në tri faza: 1. T'i qortojë ato (gratë e pabindura), 2. Të refuzojë të flejë me to, 3. dhe së fundmi, t'i 'rrahë'.
Së dyti, kur masat e mësipërme dështojnë të sjellin paqe dhe pajtim, atëherë bashkëshortët kërkojnë gjykatës nga familjet përkatëse, që të mund t'i ndihmojnë në përçarjen e tyre, t'i këshillojnë dhe t'u japin udhëzime kurative për një sërë problemesh, në përputhje me ajetin (4:35):
"Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit dhe gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ato (palët) kanë për qëllimi pajtimin, Allahu mundëson afrim mes tyre (burrit dhe gruas). Allahu është i Dijshëm dhe Njohës i mirë."
Thënë më përmbledhurazi, masat kuranore kërkojnë arritjen e pajtimit dhe paqes mes të martuarve, bazuar në të vërtetat psikologjike, nëpërmjet nismash pozitive dhe rrugësh efikase. Kështuqë, kur gruaja shfaq simptoma moskënaqësie dhe shpërfilljeje, Kurani e urdhëron burrin ta këshillojë, t'i lutet e ndoshta dhe ta qortojë. Kjo do t'i krijojë atij goxha hapësirë, që të flasë për shqetësimet që ka, të qartësojë dallimet, t'i artikulojë çështjet, të kërkojë zgjidhje të mundshme, të demonstrojë interesin e tij për ruajtjen e lidhjes martesore në vija të barabarta, dhe së fundmi, t'i mundësojë gruas të hapë sytë për pasojat e mundshme të athta. Kësisoj, për të zgjidhur ndonjë problem që ajo mund ta përkeqësojë akoma më tej, duke mbivlerësuar joshjen seksuale apo dëshirën e tij për të, përpjekja nismëtare vë theksin tek dialogu, rrahja e mendimit dhe këshillimi, që ajo të vijë në vete duke i bërë thirje arsyes dhe logjikës. E nëse gruaja nuk i kushton rëndësi këshillës së burrit për shkak të arrogancës dhe injorancës, atëherë shihet e nevojshme që burri të vazhdojë më tej, d.m.th të veprojë ndikueshëm dhe jo thjesht ta këshillojë apo qortojë. Në këtë pikë, ai duhet të refuzojë fjetjen me të, gjë që do të konfirmonte se ajo nuk mund të përfitojë nga dobësia, padurimi dhe dëshira e tij për të. Duke parë mungesën e interesit ndaj saj, me intuitë, gruaja do ta kuptojë rrezikshmërinë e situatës dhe të pasojave që mund të lindin prej saj. Kjo do të qe një mundësi që ajo të braktisë taktikat 'refuzuese' dhe 'antagoniste', ta rimendojë situatën në tërësi, ta kuptojë se ka mbetur në udhëkryq dhe se i duhet të gjejë rrugën për t'u shmangur prej grindjeve dhe sherrit, e kështu të mbjellë sërish pemën e 'ngrohtësisë' dhe 'dashurisë' mes tyre. Në anën tjetër, nëse gruaja gjithë kokëfortësi vazhdon në mosbindje dhe refuzim, me gjithë përpjekjet e burrit për të dalë nga situata, nuk ka dyshim se martesa është në rrezik, shkatërrimi që i kanoset qëndron në horizont dhe të dyja palët duhet të ndërgjegjësohen, se lidhja e tyre martesore nuk mund të vazhdojë më kështu.
Gjindur në mes të kësaj situate kritike, lind pyetja e pashmangshme: "ç'mund të bëhet, që bashkëshortët t'i hapin sytë ndaj së keqes që u kanoset dhe të mendojnë për pasojat e dëmshme, para se përçarja të ketë tejkaluar botën private martesore, pra para se të kërkohet ndërhyrja e një pale të tretë, e një parie gjykuese nga familjet e tyre?
Hapi tjetër që ka mbetur tek mënyra e parë e zgjidhjes së problemit, brenda familjes dhe para se të thirren gjykuesit, është 'rrahja' (folja rrënjë në arabisht 'daraba') e përmendur në ajetin më sipër (4:34). Pikërisht, domethënia apo konotacioni i idiomës 'daraba' ('të rrahësh'), janë qëllimi i këtij studimi, kryesisht në kontekstin e frymës së pajtimit mes ortakëve, tashmë të tëhuajzuar, pas dështimit të përpjekjeve të burrit për paqe, verbalisht duke e qortuar dhe virtualisht duke refuzuar të flejë me të, shprehje kjo e zemërimit të tij. 'Rrahja' këtu, nënkupton vallë të qëllosh, të godasësh, të fshikullosh apo çdo lloj forme tjetër ndëshkimi fizik, që shkakton vuajtje, dhimbje dhe nënçmim; kërkon të nënshtrojë gratë; dhe kërkon prej tyre marëdhënie të padëshiruar? Nëse kjo është e vërtetë, atëherë cili është qëllimi i kësaj zgjedhjeje? Nështrimi i grave i pasuar me dhimbje dhe nënçmim, a ndihmon gjë në rishfaqjen e ndjenjave të ngrohtësisë, dashurisë, afrimitetit dhe besimit; a ndihmon gjë në motivim për dlirësi dhe paprekshmëri; po në mbrojtjen e strukturës familiare nga shkatërrimi dhe ndarja, a ndihmon gjë? A janë dhimbja fizike dhe nënçmimi, format e duhura për të përforcuar ndjenjat e grave për përkujdesjen dhe nderimin e familjeve të tyre? A mundet një 'rrahje' e tillë të nënshtrojë gratë muslimane, të cilat i dinë fort mirë të drejtat e njeriut dhe vlerën e dinjitetit njerëzor, siç i shohim të manifestuara në botën e ditëve të sotme, t'i detyrojë ato të qëndrojnë të ndrydhura nën shtypjen e një burri abuziv, apo të lejojnë një afrimitet që e urrejnë? Apo mos vallë Islami u ka dhënë të drejtën për të fituar një çlirim të hijshëm (kuhl)? Dhe nëse është kështu, a ka vend për nënshtrim dhe shtrëngim në marëdhëniet martesore, që më shumë e shkatërrojnë dhe rrënojnë, se sa e përmirësojnë strukturën familiare?
Si rezultat, nëse shprehja 'daraba' nuk ka për qëllim të shkaktojë plagë trupore dhe dhimbje psikologjike, siç dhe keqkuptohet një frazë e tillë kuranore nga ata burra që kërkojnë të justifikojnë mizoritë e tyre karshi grave, të cilat si kundërpërgjigje detyrohen të durojnë kësisoj abuzimesh, falë pasigurisë dhe pamjaftueshmërisë ekonomike, si duhet analizuar atëherë një shprehje e tillë?
Kjo çështje duhet të shqyrtohet në tërësi, me njohuri gjithëpërfshirëse për dimensionet dhe konotacionet e saj të ndryshme, pa dalë në përfundime të nxituara. Masat kuranore që i referohen shprehjes 'daraba', kanë për qëllim arritjen e pajtimit dhe vendosjen e paqes mes partnerëve nëpërmjet rrugësh që do të sillnin ngrohtësi, dashuri dhe intimitet, duke e rikthyer kështu martesën tek qëllimi i saj i vërtetë, që përbën një strehë 'prehjeje' për secilin bashkëshort. Këto masa nuk duan që të arrihet në zgjidhjen përfundimtare, në ndërhyrjen e një pale gjykuese nga familjet e të martuarve. Sëkëndejmi, nëse konteksti kuranor, qëllimi dhe masat e tij, nuk japin ndonjë sinjal për dhunë, plagë dhe dhimbje në zgjidhjen e problemeve martesore, atëherë cili është kuptimi i vërtetë i kësaj shprehjeje që i referohet një lloj 'rrahjeje'? Mos vallë mbart dhimbje në kuptimin alegorik dhe metaforik të saj, siç vërtetohet në shpallje ku folja 'daraba' përdoret si folje kalimtare (p.sh 'Zoti sjell shembull...') apo si folje jokalimtare (p.sh 'Kur udhëtoni nëpër tokë...'), duke i shtuar foljes një parafjalë ndihmëse?
Nëse interpretimin e kësaj idiome, do ta përcjellim si disa goditje apo prekje me misvak (pastrues dhëmbësh) apo të ngjashme me të, si 'furça' apo 'lapsi', interpretim i Ibn Abasit, atëherë një analizë e tillë nuk njeh ndëshkim, shkaktim plagësh apo dhimbje. Përkundrazi, kjo lloj forme shpreh gjendjen e rëndë, bezdisjen dhe mungesën e interesit ndaj gruas, nga një burrë që nuk fle më në të njëjtin shtrat me të. Një reagim i tillë është antonim i përqafimeve dhe ledhatimeve, që janë tregues të butësisë dhe privatësisë. Kjo lloj analize është e asryeshme, e hijshme dhe e pa të meta, përderisa nuk përbën ndonjë dëm për dinjitetin njerëzor dhe respektin e ndërsjelltë mes të martuarve, të cilët virtualisht bashkohen me njëri-tjetrin nëpërmjet marëdhëniesh intime. Perceptimi i mësipërm nuk e lidh 'rrahjen' me nënçmim, brengë apo dhimbje. Krejt ndryshe nga kjo, pikëpamja e disa juristëve, siç është karakterizuar në fetvatë e tyre, nuk ndjek domosdoshmërisht atë vijë mendimi; sidomos kur kushtëzojnë se 'të rrahurit' nuk duhet t'i kalojë 40 apo 50 goditje, pavarësisht nga forca dhe detajet e këtyre goditjeve (d.m.th nëse qëllohet në pjesë të ndryshme të trupit apo jo, nëse dëmtohen organe apo jo, nëse thyen kocka apo jo, nëse do të mbijetojë gruaja apo jo! (7)
Mëgjithë interpretimin zbutës të Ibn Abasit, ende ekziston mundësia për keqperceptim, me të cilin u manipulua në të shkuarën, për të justifikuar sjelljet abuzive që mund të shfrytëzohen kohë pas kohe, në të tashmen dhe në të ardhmen, për të vazhduar me shkaktim varrash e brengash ndaj grave, nën petkun e fetvasë që lejon dackat. Kështu që, të kuptuarit dhe zgjidhja së bashku, nuk duhet të lënë asnjë lloj mundësie për keqleximin e konceptit të vërtetë të 'rrahjes' dhe nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë asnjë lloj kequdhëzimi apo abuzimi me aso koncepti. Masa të tilla, përputhen me patjetër me qëllimin e vërtetë të Sheriatit që synon vendosjen e ngrohtësisë, dashurisë dhe dinjitetit në familje. Si rezultat, vendosa ta rimendoj të tërë çështjen në vija të një strukture metodologjike, që e prezantova dhe më sipër në këtë studim, sipas përjetësisë së shpalljes dhe mesazhit, nëvojës për të kuptuar normat përkatëse Hyjnore, veçanësisë së vendit dhe kohës dhe nëvojës për një analizë objektive dhe të disiplinuar të çështjes në fjalë. Kësisoj, jam orvatur për të shqyrtuar kuptimet e ndryshme të shprehjes 'daraba' dhe derivateve të saj të shumta, pasi është një qasje vërtet e shëndoshë të shpjegosh Kuranin me Kuran. Komentimi më i mirë i shkrimit të shenjtë, do të arrihet me vetë Shpalljen dhe pasurohet akoma më tej me parime dhe qëllime të përgjithshme të Sheriatit.
Përmbledhja e konotacioneve të shumta të idiomës 'daraba' dhe derivateve të saj në Kuran, merr afërsisht shtatëmbëdhjetë nuanca përfaqësuese të veçanta, siç tregohet në ajetet e mëposhtme:
"Dhe Zoti jep si shembull..." (16:76, 112;66:11)
"Kur (Jezusi) biri i Marias iu përmend popullit si shembull, ata brohoritën!" (43:57)
"A nuk e sheh se çfarë epitetesh të mveshin ata ty: por ata kanë devijuar; dhe kurrë nuk mund të gjejnë rrugë." (17:48)
"Mos i mvishni Zotit shok: sepse Zoti di e ju nuk dini." (16:74)
"Dhe kur të udhëtoni nëpër tokë..." (4:101)
"Dhe ne vumë mbulesë në veshët e tyre, për disa vite në shpellë, (kështu që nuk dëgjonin)." (18:11)
"A thua të mos ju këshillojmë e t'ju braktisim, ngase jeni popull i shfrenuar?" (43:5)
"...duhet të hedhin mbulesën mbi kraharorë...dhe të mos kërcasin me këmbë në tokë në mënyrë që të zbulojnë bukuritë e tyre..." (24:31)
"Udhëto gjatë natës me robërit e mi, dhe hapu atyre një rrugë të terur..." (20:77)
"Më pas i thamë Musait: 'Preke detin me shkopin tënd. Ai u nda dhe çdo pjesë e tij u kthye si një mal i lartë e i qëndrueshëm." (26:64)
"Allahu nuk nguron të marrë çfarëdolloj shembulli, qoftë mushkonjë a diçka dhe më e vogël se ajo..." (2:26)
"Dhe kujto kur Musai u lut për ujë për popullin e tij; Ne i thamë: 'Bjeri shkëmbit me shkopin tënd. Më pas prej tij gufuan dymbdhjetë kronj..." (2:60)
"Ata i mbuloi nënçmimi dhe ligësia dhe tërhoqën mbi veten e tyre zemërimin e Zotit..." (2:61)
"Atyre u është vënë njollë nënçmimi kudo që të gjenden..." (3:112)
"Po si do jetë vallë, kur engjëjt t'ua marrin shpirtërat, duke i qëlluar fytyrave dhe shpinave të tyre?" (47:27)
"...Unë do t'i mbush me frikë zemrat e jobesimtarëve: qëllojini në qafa e gishtërinj." (8:12)
"Dhe merr në dorë një tufë me gjethe të buta e qëlloi me to: që të mos e thyesh betimin..." (38:44)
"Prandaj, kur të ndesheni me jobesimtarët, mëshojuni në qafë derisa t'i raskapitni, e atëherë lidhini..." (4:94)
"O ju që keni besuar! Kur të marshoni në rrugë të Allahut, të jeni të matur..." (4:94)
"Kësisoj, një mur do të ngrihet mes tyre, me një portë në të. Brenda tij, gjithandej, do të ketë mëshirë, ndërsa jashtë, kado do të ketë (zemërim) ndëshkim!" (57:13)
"Më pas iu kthye atyre dhe u mëshoi me të djathtën e tij." (37:93)
Po të marrim në shqyrtim citimet e mësipërme, do të shohim se folja rrënjë (idioma) daraba (kalimtare dhe jokalimtare), merr disa kuptime alegorike dhe figurative që shenjojnë, të izolohesh, të nisesh, të ikësh, të distancosh, të përjashtosh etj. Kur diçka bëhet subjekt i një rasti të tillë, duhet të nxirret, të dallohet dhe të merret si një shembull i qartë. Kur flitet për në tokë, shprehja daraba nënkupton të udhëtosh apo të nisesh. Në lidhje me organin dëgjimor, ka për qëllim të pengojë apo ndalojë nga të dëgjuarit. Lidhur me zbulesën, kuptimi që mbart është, të ndalosh, të braktisësh e të largohesh. Si duket, përsa i përket të vërtetës dhe të rremes, daraba nënkupton t'i qartësosh dhe t'i dallosh nga njëra-tjetra; ndërsa për mbulesën ka për qëllim të mbulohet krahërori me të. Në detra dhe lumenj daraba nënkupton ndarjen e ujit mënjanë. Ndërsa lidhur me nënçmimin dhe turpin, daraba thotë se që të dyja bien mbi njerëzit; megjithatë, kur flitet për një mur, daraba nënkupton të ngresh, d.m.th të copëtosh dhe të ndash. Përsa u përket majave të gishtërinjve, qafave, fytyrave dhe shpinave, ajo ka për qëllim të presësh dhe të qëllosh; ndërsa për pjesën e mbetur të citimeve nënkupton të shtysh, të trazosh, të dackosësh apo të dëmtosh në mënyrë që të arrihet impakti i dëshiruar që është i qartë për çdo situatë, veprim a ndërveprim përkatës.
Sëkëndejmi, konotacionet e përgjithshme të foljes rrënjë daraba, në ligjërimin kuranor shenjojnë të ndash, të distancosh, të nisesh, të braktisësh etj. Atëherë cili do të ishte kuptimi i përshtatshëm i kësaj shprehje, kur paraqitet në kontekstin e zgjidhjes së problemeve martesore dhe rivendosjen e dashurisë dhe harmonisë mes bashkëshortëve të tëhuajzuar? Referencë këtu kemi ajetin (4:34)
"E për ato gra kryelartësisë së të cilave i druheni, këshillojini, largojini dhe nga shtrati, madje dhe i rrihni lehtë; e nëse ju repektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i Larti më i Madhi."
Duke marrë në konsideratë kontekstin dhe situatën e mësipërme, dëshirën për pajtim, doktrinën islame për shenjtërinë dhe dinjitetin njerëzor, të drejtën për vetëvendosje në Islam, natyrën këshilluese në lidhjen martesore dhe aftësinë e partnerëve për ta shkëputur hijshëm këtë lidhje pa dhunë dhe ashpërsi, kuptimi parësor i fjalës daraba në këtë citim nuk mund të nënkuptojë assesi shkaktimin e plagëve, dhimbjes dhe nënçmimit. Kuptimi më i qëlluar është ndarja, largimi dhe izolimi. Kjo lloj mase, ku burri i tëhuajzuar e braktis gruan për ca kohë, do ta aerodinamizonte marëdhënien e acaruar, për shkak së është një hap më tej prej këshillimit dhe refuzimit për të fjetur me të. Tani, që burri ndodhet larg, gruaj ka kohë dhe mundësi të mjaftueshme ta rimendojë situatën në tërësi, të mendojë për pasojat që mund të lindin prej saj dhe të kuptojë përfundimin e pashmangshëm që pason mosbindjen dhe refuzimin, pra divorcin. Në këtë pikë, ajo do të ketë mundësi ta rishqyrtojë synimin dhe sjelljen e saj dhe të vendosë nëse dëshiron që ky prag ndarjeje të jetë një gjendje që zgjat! Ky është dhe çasti i shkoqitjes së gjërave, ku asaj i jepet e drejta për të zgjedhur mes injorancës kokëfortë dhe thirrjes së logjikës, në mënyrë që burrin e tëhuajzuar, ta kthejë pranë vetes para se të jetë tepër vonë.
Prandaj, të 'rrahësh' një grua në shtëpinë e saj, në kontekstin e aerodinamizimit të vështirësive në lidhjen martesore, dhe kthimit të harmonisë dhe përgjegjësisë tek të martuarit, duhet analizuar si të braktisësh folenë martesore, apo të largohesh dhe të ndahesh prej saj, si një hap më tej që synon t'i çojë gruas një mesazh të qartë lidhur me pasojat e hidhura që mund të lindin prej kësaj mosbindjeje, rreth së cilës ajo duhet të mendojë. Por dhe nëse, kjo orvatje nuk arrin të kurojë këtë gjendje të trazuar dhe të sjellë paqe, atëherë të dya palët duhet të përballen me zgjidhjen përfundimtare, "...ose jetë e njerëzishme, ose ndarje e hijshme." (2:229)
Perceptimi i mësipërm i idiomës daraba 'të rrahësh', pajtohet me traditën dhe praktikën e vërtetë profetike, siç tregohet në një transmetim, se Profeti a.s u largua nga gratë e tij kur kërkesa e tyre për një jetë më të mirë u rrëzua. Profeti a.s u vendos në mashrabah për një muaj të plotë dhe u orfoi atyre të drejtën e zgjedhjes mes bindjes ndaj tij apo ndarjes në mënyrë të hijshme. Ky incident përmendet dhe në Kuran:
"O ti Pejgamber! Thuaju grave tuaja: 'Nëse lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani; unë po ju jap furnizim dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës. E në qoftë se e doni Allahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë jini të sigurta se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato që bëjnë punë të mira." (33:28-29)
Gjatë gjithë kësaj kohe, profeti a.s asnjëherë dhe asnjërës nuk i shkaktoi vuajtje, dhimbje apo fyerje. Po të kishte ndonjë urdhër hyjnor për disiplinë fizike dhe trupore, Profeti a. s do të ishte i pari që do ta merrte parasysh dhe që do ta përdorte këtë lloj kure. Nga kjo, gratë i Profetit a.s e kuptuan rrezikshmërinë e çështjes, nuhatën zymtësinë që kishte kapluar familjet e tyre dhe ndjenë humbjen e shoqërimit dhe intimitetit profetik; të gjitha këto mjaftuan që ata t'i thërrisnin logjikës, t'i ktheheshin hijeshisë së bindjes dhe të kënaqeshin me mënyrën e jetesës që kishte zgjedhur vet Profeti a.s. (10)
Kësisoj, kur bashkëshortet e tij ngritën krye dhe nuk iu bindën më, ai u largua që t'i bënte të kuptonin pasojat e kësaj mosbindjeje, pa shkaktuar plage fizike dhe dhimbje psikologjike. Profetit a.s, iu desh një muaj izolim para se të kërkonte këshillën e familjeve të tyre për çështjen në fjalë dhe para se t'u ofronte atyre të zgjidhnin mes pranimit dhe ndarjes. Vetëm atëherë, ato e kuptuan qëndrimin e tyre të gabuar, përjetuan fillimin e pasojave të mundshme dhe u bindën si ka hije. Në njërën anë, kjo pajtohet me natyrën psikologjike të çështjes, ndërsa në anën tjetër, me intuitën e përpashkët të një sërë përdorimesh kuranore të foljes rrënjë daraba (të 'rrahësh' bashkë me abstraksionet, derivatet dhe përdorimet figurative). Gjithashtu ky transmetim nuk i kundërvihet interpretimit të Ibn Abasit kur ai kërkon t'i ndërgjegjësojë burrat se zemërimi i tyre nuk duhet t'i kalojë disa goditje me misvak (pastrues dhëmbësh), shkop apo diçka e ngjashme. Siç duket kjo lloj 'rrahjeje' mjafton për të shprehur zemërimin dhe moskënaqësinë e burrit. Megjithatë, nuk është e qartë, se si është e mundur që thjesht disa goditje me misvak, në këtë fazë të fundit të çoroditjes martesore, do të mjaftonin për të përçuar mesazhin alarmant për rrezikun që kanoset dhe pasojat që lindin prej tij, apo për të marrë një hap më vendimmarrës, se sa refuzimi i shtratit, për të arritur pajtim apo për të kërkuar ndarje!
Si përfundim, me masat kuranore për ta përmirësuar lidhjen martesore pas konfliktit dhe mosbindjes, kam parë se leximi i vërtetë i shprehjes kuranore daraba (të rrahësh), e udhëzon muslimanin të largohet nga gruaja, të 'distancohet' prej saj dhe banesës, si një mundësi e fundit për ta ndihmuar atë t'i thërrasë logjikës dhe të kuptojë rrezikun e përçarjes dhe pasojat e mundshme për të dhe fëmijët e saj. Kuptimet largim dhe izolim që mbart fjala, janë më të përshtatshme dhe më të pranueshme për ligjërimin kuranor, sesa dëmtimi fizik, dhimbja psikologjike dhe nënçmimi. Kjo e fundit nuk çon në një marëdhënie të këndshme bashkëshortore, nuk mbron dinjitetin njerëzor dhe nuk mbjell 'ngrohtësi' dhe 'dashuri', të cilat janë dhe bazat e një martese jetëgjatë; sidomos nën dritën e vlerave, botëkuptimeve dhe këndvështrimeve të ditëve të sotme. Ky lloj perceptimi që paraqita më sipër, është në pajtueshmëri me praktikën e Profetit a.s, si një kurë efikase emocionale për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e Islamit në themelimin e një strukture familiare, bazuar në dashuri, ngrohtësi, afrimitet dhe besueshmëri, në mënyrë që familja të jetë vatra ku brezi i ri do të ushqehet shpirtërisht, moralisht, emocionalisht dhe intelektualisht në formën më të mirë të mundshme, që të përmbushë dhe të përhapë me sukses mesazhin e shpalljes.
I lutem Allahut të na dhurojë mirësi dhe udhëzimin më të mirë. Fjala jonë e fundit është se të gjitha falenderimet dhe çdo mirënjohje, i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botërave.

madinah
[Menya kryesore] [Sheriati islam] [Gruja dhe familja (Fjalor)] [Ebu Bekir Es-Siddik: Hbu Hanifja] [Gusli] [Zekati] [Namazi] [Ramazani] [Gruaja ne Islam] [Çfare te themi kur...?] [Agjërimi]