index_01

ninos3
60_kuran[1](1)
mekaabeginn
isl24
kuran[1]
pgallery-kaktus[1]

Ilahija me videoklip

pic_hasbi
pic_mother
pic_almuallim
pic_supplication
desing6[1]
desing7[1]
desing10[2]

Falja e namazit

me video

kuranii[1]
Iran,%2520dzamija%2520Sejh%2520Lutfullaha%2520u%2520Isfahanu[1]
Kartolina1[1]
kurani[1]

Falja e Namazit për fillestar

slam_motahrek

Namazi është një ndër detyrat themelore dhe më të rëndësishme fetare. Me faljen e namazit respektojmë, nderojmë All-llahun xh.sh. dhe i falënderohemi Atij. Sepse njeriu prej vetë natyrës është ai që mvaret prej dikujt tjetër. Gjendja në namaz është një lidhshmëri në mes robit dhe krijuesit të tij, në mënyrë që robi drejtëpërsëdrejt i drejtohet krijuesit pa kurfarë ndërmjetësimi. Këtë respekt dhe nder e bëjmë gjatë faljes së namazit. Qëllimi i namazit është që shpirtërisht të afrohemi tek All-llahu xh.sh. Namazin e kanë falë edhe popujt tjerë para ummmetit të Muhammedit a.s. në këtë gjendje kanë qenë në lidhshmëri shpirtërore të përherëshme me krijuesin e vet.

VENDIMI (HUKMI) I SHERIATIT MBI NAMAZIN

Namazi është detyrë (obligim) i domosdoshëm për muslimanët të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë (moshën madhore) dhe mentalishtë janë të shëndoshë (jo të çmendur). Namazi është obligim fetar dhe këtë mund t'a vërtetojmë me shumë ajete kur'anore dhe shumë hadithe të Pejgamerit a.s., si dhe çfarë rëndësie i ka dhënë Pejgameri a.s. namazit. Me një hadith u drejtohet prindëve muslimanë duke thënë: "Urdhëroni (mësoni) fëmijët tuaj të falin namaz kur ata i kanë shtatë vjet, filloni me rahje (të lehtë) t`i shtini në namaz kur ata i mbushin dhjetë vjet". Në vazhdim t'i cekim disa ajete kur'anore rreth faljes së namazit. Në suren El-bekare, (ajeti/3) All-llahu xh.sh. thotë: Duke i lavdëruar muslimanët "Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)". Me një ajet tjetër na tregon se si duhet kryer namazin dhe si të veprohet gjatë kryerjes së namazit, ku thotë: "Kur të kryeni namazin përmende All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë falne namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim i caktuar për muslimanët" (ajeti/103). Ndërsa në suren El-maunë na tregon se si duhet sinqerishtë të kryhet falja e namazit. All-llahu xh.sh. thotë: "Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm" (ajeti/4.5). Këto ishin disa nga ajetet e shumta që flasin për namazin, dhe rëndësinë e tij. Duhet ditur se para së gjithash Ditën e kijametit (gjykimit) muslimani do të pyetët për namazin, këtë e vërteton fjala e Pejgamerit a.s." Më parë robi do të gjykohet Ditën e kijametit për namazin, në qoftëse e ka kryer namazin ashtu si duhet i ka kryer edhe detyrat tjera, e në qoftë se nuk e ka kryer namazin, nuk i ka kryer edhe detyrat tjera".

Çka do të bëhet me atë që nuk e fal namazin:

Nuk ka dyshim se ai i cili nuk e fal namazin, dhe e mohon faljen e namazit ai është jobesimtarë (qafir). Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Pejgamerit a.s.: "Dallimi mes burrit dhe qufrit është lënia e namazit". Po ashtu mund të bazohemi në hadithin tjetër, ku Pejgameri a.s. ka bërë dallimin në mes muslimanëve dhe hipokritëve (munafikëve) ku thotë: "Premtimi (besa) mes nesh dhe mes tyre është namazi, kush nuk e fal, ka bërë qufër".

nimi i atij që nuk e fal namazin:

Ai musliman që e mohon faljen e namazit kunsiderohet jobesimtarë, dhe dënimi i tij është vrasja, pasi që t'i ipet një afat prej tri ditësh ndoshta ai kthen dhe pendohet. Ai i cili nuk e fal namazin prej mërrzie, dhe e shtyn dita ditës dhe duke qenë në bindje të plotë se e ka këtë obligim, ky njeri dënohet. Dënimi i tij në këtë botë është të burgoset dhe në çdo kohë të namazit të rihet derisa t`i rrjedhë gjak, kjo rahje vazhdon derisa të fillojë të falet.

Dobitë që sjell namazi:

Të gjitha ibadetet që i kryen muslimani, sjellin dobi të veçanta, si namazi, agjërimi, etj. Falja e namazit është një metodë me të cilën i drejtohemi Krijuesit tanë me adhurim, gjatë faljes së namazit muslimani e falemnderon All-llahun për nimetet (të mirat) që ia ka dhuruar, me këtë shtohet afrimi tek madhëria e Tij, dhe e vërteton ajetin kur'anor në të cilin All-llahu thotë: "Nuk i kam krijuar xhinët e njerëzit, përpos të më adhurojnë". Namazi e ndalon njeriun nga çdo vepër e ligë, e gjithnjë e udhëzon në rrugë të mbarë dhe të hajrit. Në vazhdim të cekim hadithin e Pejgamerit a.s. i cili e sqaron se si falja e namazit i shlyn mëkatet "A jeni duke parë kur një lum kalon para derës suaj, e në atë lumë laheni pesë herë në ditë. A do të mbetet, vallë, dicka e papastër në trupin tuaj? Ata iu përgjigjën jo! Të tilla janë pesë kohët e namazeve. All-llahu xh.sh. i shlyn me to mëkatet e njerëzve". Falja e namazit i bashkon muslimanët. Sa bukur është kur i madhi dhe i vogli, i varfëri dhe i pasuri, të gjithë reshtohen në namaz të njëjtë pa kurrfarë dallimi në mes tyre, të përbashkët e kryejnë urdhërin e All-llahut xh.sh. Por ky bashkim vëllazëror kur bëhet pesë herë në ditë, me siguri këta njerëz do të jenë si një trup i përbashkët duke vërtetuar fjalën e krijuesit të tyre "me të vërtetë muslimanët janë vëllezër" .

Kohët e namazeve:

Sipas numrit të namazeve, dita dhe nata janë ndarë në pesë pjesë të kohës, secili namaz falet në kohën e caktuar, që e ka caktuar Sheriati Islam.

  • Koha e namazit të sabahut: fillon me të aguarit e mëngjezit, vazhdon deri para lindjes së diellit.
  • Koha e namazit të drekës: fillon prej kohës kur dielli e kalon zenitin e qiellit, dhe zgjat deri sa hija e çdo sendi (objekti) të rritet sa për një herë aq sa është gjatësia e sendit në pozitën vertikale.
  • Koha e namazit të iqindisë: fillon prej kur hija e një objekti, rritet për një deri në dy gjatësi të atij objekti, dhe vazhdon deri sa të perëndojë dielli.
  • Koha e namazit të akshamit: fillon me perëndimin e diellit dhe zgjatë deri sa të humbet ngjyra e kuqe e diellit që vërehet në mbrëmje në horizont.
  • Koha e namazit të jacisë: fillon prej kur humbet njgjyra e kuqe e diellit dhe zgjatë deri në agim të mëngjezit.
  • Kohët në të cilat nuk është e pëlqyer të falemi (mekruh):
    • Gjatë lindjes së diellit deri të ngrihet një apo dy shtiza të shigjetës (osten) afërsisht 30min.
    • Kur dielli gjendet në zenit (kupë) të qiellit, pritet deri sa ta kaloi zenitin. Gjatë perëndimit të diellit e deri të fshehet, përveç iqindisë të asaj kohe.
  • EZANI DHE IKAMETI
  • Fillimin e kohëve të namazit e lajmërojnë muezinët duke thirrur ezanin. Fjala "ezan" në gjuhën arabe d.m.th. shpallje, lajmërim. Ezani thirret kur të hyjë koha e namazit, lajmëron për namaz, ndërsa ikamet d.m.th. hyrje në namaz. Ikameti tregon fillimin e namazit farz.

    r të qenë ezani në rregull duhet të plotësohen këto kushte:

    • Hyrja e kohës së namazit për të cilin e thirrë ezanin.
    • Ezani të thirrët në gjuhën arabe.
    • Muezini të jetë i moshës madhore në bylig, dhe të mos jetë i çmendur.
  • Është e pëlqyer (sunnet) që:
    • Muezini të jetë mashkull, mekruh është që t'a thirrë femra.
    • Të qëndruarit në këmbë gjatë thirrjes së ezanit.
    • Të hypë në vend të lartë që të mundin ta dëgjojnë të tjerët.
    • Të drejtohet nga Kibla gjatë thirrjes.
    • Të rrotullojë kokën në anën e djathtë te haj-ales-ala dhe në të majtë te haj-alel-felah.
    • Të thirrët ezani ngadalë, e me ndërprerje.
    • Të jetë muezini i pastër (jo xhunub).
    • Të mos flitet gjatë thirrjes së ezanit.
    • T`i shqiptoi shkronjat ashtu siç duhet.
  • Ndërmjet ezanit dhe ikametit duhet të kalojë një kohë sa të mblidhen xhemati. Në qoftë se nuk plotësohen këto kushte që i përmendëm, ezani nuk është i plotësuar (mekruh). Pas thirrjës së ezanit muezini bashkë me ndëgjuesit lexojnë këtë lutje : Allahume-rabe-hadhihi-davet-ti tame, ves-salatil-kaime, ati Muham-meden-nilvesijle vel fadijle, vebath-hu mekamen mahmudeni-ledhij vead-tehu, inneke la tuhliful-miad.
  • FARZET E NAMAZIT

    Para se të hyhet në namaz duhet bërë përgatitje për t'u falë, duhet plotësuar disa kushte kryesore për të hyrë në namaz.

    Ata janë dymbëdhjetë: gjashtë janë përgatitje për namaz, ndërsa gjashtë të tjerat pjesë përbërse të namazit.

    Kushtet (Farzet) përgatitëse për namaz janë:

    • Trupi, petku dhe vendi ku do të falemi të jenë të pastër.
    • Të marrësh abdest, ose të lajshë tërë trupin nëse ka nevojë, në mungesë të ujit marrim tejemmum.
    • Të jeshë i veshur, të mbulohet trupi, për meshkujt prej kërthize e deri nën gjunj, ndërsa femrat mbulojnë tërë trupin në përjashtim të fyryrës, duarve dhe këmbëve.
    • Të falesh në kohën e duhur.
    • Të drejtohesh nga Kibla.
    • Të bëhet nijeti (vendosja për namaz).
  • Kushtet (Ruknet) përbërëse të namazit janë:
    • Tekbiri fillestar.
    • Leximi i Kur'anit, një sure ose tre ajete të shkurtëra ose një të gjatë. Ndejtja në këmbë gjatë leximit të Kur'anit.
    • Përkulja në ruqu.
    • Përkulja në tokë bashkë me ballin, hundën, duart, gjunjtë dhe këmbët. Ulja e fundit në mbarim të namazit.
  • Këto ishin pjesët përbërëse të namazit. Namazi përpos farzeve ka edhe vaxhibe edhe sunnete, nëse njëri nga këto kushte që i përmendëm mungon, duhet përsëritur namazin.
  • VAXHIBET E NAMAZIT

    Vaxhibet e namazit janë veprat që kryen gjatë faljes së namazit që nuk janë farze por janë afër farzeve. Në Sheriatin Islam quhen (vaxhibe).

    Ata janë:

    • Tekbiri fillestar të mirret me fjalën All-llahu ekber.
    • Leximi i Elhamit bashkë me një sure, ose tre ajete të shkurt ose një të gjatë.
    • Të jesh i qetë (i ngadalshëm) gjatë faljes së namazit, gjatë lëvizjeve në ruqu , sexhde, gjatë ngritjes nga sexhdet..etj.
    • Në sexhde, përveç ballit në tokë, të lëshohet edhe hunda.
    • Në uljen e parë në të gjitha namazet të qëndrohet derisa të lexohet ettehijati.
    • Leximi i ettehijatit: Et-tehijatu lil-lahi ves-salavatu vetejibatu, es-selamu alejke ejuhen-nebiju ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, Es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, ve esh-hedu enne Muham-meden abduhu ve rusuluhu.
    • Posa të lexohet ettehijati në uljen e parë menjëherë çohet në këmbë. Dhënia e selamit në fund të namazit, (Es-salamu alejkum).
    • Të këndojë imami me zë në namazet e sabahut, në dy reqatet e para të akshamit, në dy reqatet e parë të jacisë, në namazin e xhumasë, në dy bajramet, në taravijtë dhe në namazin e vitrit në muajin e Ramazanit. Kështu veprohet kur falemi mbas imamit, në qoftëse falemi vetë mund të zgjedhim, të këndojë me zë ose pa zë.
    • Të këndohet pa zë në namazet që vijojnë: në namazin e drekës, të iqindisë, në reqatin e tretë të akshamit dhe në dy reqatete e mbramë të farzit të jacisë.
  • SUNNETET DHE ADABET E NAMAZIT
  • Çdo vepër që e ka punuar Pejgameri a.s. në namaz, vazhdimisht pa ndërprerje jashtë disa rasteve të ralla, është sunnet të punohet, e çdo vepër që e ka punuar Pejgameri a.s. jo vazhdimisht quhen adabe. Sheriati Islam i ka bërë vaxhibet plotësim të farzeve, e i ka bërë sunnetet plotësim të vaxhibeve, dhe i ka bërë adabet plotësim të sunneteve. Këto të gjitha janë në lidhshmëri ndërmjet veti.

    SUNNETET E NAMAZIT

    • Në fillim të namazit, gjatë marrjes të tekbirit fillestar, meshkujt i ngrisin duart deri te veshët, kurse femrat deri te supet e krahëve.
    namaz1b namaz1g

    Meshkujt i lidhin duart nën kërthizë, kurse femrat mbi krahëror (gjoks); dora e djathtë të vihet mbi dorën e majtë.

    namaz2b namaz2g

    Të këndohet Subhaneja (Subhaneke All-llahume vebi hamdike vetebareke ismuke ve teala xhed-duke ve lailahe gajruke) pas tekbirit fillestar në reqatin e parë. Të këndohet eudhu-bilahi, bismilahi pas subehanes në reqatin e parë, ndërsa bismilahi të këndohet para Elhamit në çdo reqatë, pa zë. Të thuhet amin pas Elhamit, kur falemi vetë apo me imam. Të ndahen lëvizjet e namazit me tekbir (All-llahu ekber) si në sexhde, ruqu.. Të thuhet semiall-llahu limen hamide (Rabena lekel-lhamd), gjatë ngritjes nga rukuja, ndërsa kur të jemi pas imamit mjafton të thuhet Rabena lekel-hamd. Në ruku të rroken gjunjtë me duar, dhe shpina të drejtohet në pozitë horizontale dhe të thuhet subehane rabbijel adhijm 3 herë.

    namaz3b namaz3g

    Duke shkuar në sexhde gjunjtë të lëshohen më parë pastaj duartë dhe fytyra, ndërsa të veprojmë në të kundërtën kur të ngrihemi, më parë fytyrën, duart e pastaj gjunjtë.

    namaz4b namaz4g

    Gjatë qëndrimit në sexhde meshkujt e ndajnë barkun nga kofsha, byrrylat prej anëve dhe llërën e dorës prej toke, ndërkaq femrat veprojnë në të kundërtë, e mbledhin barkun, duart i mbyllin.

    namaz5b namaz5g

    Gjatë qëndrimit në sexhde thuhet subhane rabijel eala 3 herë. Duart lëshohen në prehër mbi gjunjtë në ulje të namazit. Meshkujt ulen mbi këmbën e majtë të lakuar, kurse këmbën e djathtë e shtrijnë për toke duke e kthyer gishtin e madh nga Kibla, ndërkaq femrat ulen në anën e majtë ndërsa këmbët i kthejnë në anën e djathtë. Duke e kënduar shehadetin, kur të arrihet te fjalët Esh-hedu enlail-lahe të ngrihet gishti tregues i dorës së djathtë, e të lëshohet kur të themi il-lallah. Të këndohet elhami vetë në reqatin e tretë dhe të katërt të namazeve farze. Të këndohen salavatet pas ettehijatit (Allahume sali ala Muhammedin ve ala ali Muhamed kema sal-lejte ala Ibrahijme ve ala ali Ibrahijme inneke hamijdun mexhijd. All-llahumme barik ala Muhammedin Ve ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahijme ve ala ali Ibrahijme inneke hamijdun mexhijd). Pas salavateve të këndohen disa lutje me përmbajtje kuranore (Allahume Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben-nar. Allahume Rabenag-gfirlij ve livali deje ve lil-mùminijne jevme jekumil hisabë). Duke dhënë selam kryet e kthejmë së pari në të djathtë duke thënë es-selamu alejkum ve rahmetull-llah, mandaj në të majtë.

    ADABET E NAMAZIT

    • Gjatë namazit meshkujt dhe femrat të shiqojnë vendin e sexhdes duke qenë në këmbë, në ruqu tì shikojnë këmbët, kurse në sexhde t'a shikojnë pjesën e mbramë të hundës dhe në fundë kur të ipet selamë t'i shikojnë supet e krahëve.
    • Sipas mundësive të përmbahemi nga të kollurit.
    • Të mos hapim gojën gjatë namazit.
    • Gjatë ikametit kur muezini thotë Haj-alel-fela, të ngrihemi në këmbë.
    • Të kemi frikën e Zotit gjatë namazit, të qëndrojmë të kujdesshëm, sikurse trupin ashtu edhe zemrën, mendjen t'a kemi në namaz.
  • All-llahu xh.sh. duke i lavdëruar besimtarë në suren El-mu'minunë (ajeti /1,2) thotë: "Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit".
  • RETHANAT TË CILAT E PRISHIN NAMAZIN

    Më lartë i përmendëm kushtet që duhet plotësuar gjatë faljes së namazit. Këto vepra janë marrë prej veprave të Pejgamerit a.s. i cili është falë në këtë mënyrë dhe ka urdhëruar që edhe ne të falemi sikur ai, kjo argumentohet me fjalën e tij "Faluni sikurse më keni parë mua duke u falur". Për këtë arsye namazi duhet të plotësohet me farze dhe sunnete. Në qoftë se mungojnë ndonjëra nga farzet e namazit, duhet përsëritur atë namaz.

    KUR PRISHET NAMAZI

    • Namazi prishet në mungesë të ndonjë farzi (rukni).
    • Të folurit në namaz, edhe po të ndodhë me harresë.
    • Lëvizja e duarëve më shumë se tre lëvizje të ndërprera (p.sh. të kruarit), në një rekat.
    • Në qoftë se përnjëherë kalon tri hapa për të dalë në safin (rreshtin) tjetër për ta plotësuar.
    • Të këndoi atë që e di prej Kur-anit përmendësh (e jo me lexim).
    • Të qeshurit me zë në namaz (siç thamë më lartë e prish edhe abdestin).
    • Të kolliturit pa nevojë dhe të bërit ku ku..
    • Të gabuarit gjatë këndimit të Kur'anit, (në qoftëse e ndërron kuptimin e ajetit).
    • Të ngrënit edhe në qoftëse është sa një thërm buke.
    • Në qoftë se falemi me tejemmum e në ato çaste gjindet uji.
    • Mbarimi i kohës së mes'hit mbi meste.
    • Dalja e diellit gjatë faljes së namazit të sabahut.
    • Të kthyerit gjoksin jashtë Kibles.
    • Të humburit e vetëdijes.
    • Bashkimi i gruas me burrin në vend të ngushtë, pa marrë parasysh se a e ka të afërme apo jo në qoftë se namazi që falet është i njejtë (p.sh. të dy e falin drekën).

    MEKRUHET E NAMAZIT

    • Të lërit e ndonjë vaxhibit në namaz.
    • Në qoftëse me dashje e lëmë ndonjë sunnet.
    • Zgjatja e këndimit të Kur'anit në rekatin e dytë, më shumë se tre ajete nga i pari.
    • Përsëritja e të njëjtës sure në dy reqate.
    • Të moskënduarit me rradhë, (p.sh. e këndon Kulhuvall-llahun pastaj Tebet jedanë).
    • Të lozurit me rrobet ose me trup, sepse kjo e largon frikën. Tregohet nga Pejgameri a.s. i cili e paska parë njërin nga besimtarët duke e përkëdhelë mjekrën e tij në namaz, dhe tha: "Nëse i ka frikë zemra e tij, do të kishin frikë edhe pjesët e tjera të trupit".
    • Të larguarit e gishtrave të këmbës dhe të duarve nga Kibla.
    • Të shikuarit për rreth, e të rrotulluarit e kresë.
    • Të mos të mundojë gjatë faljes nevoja e vogël ose e madhe.
    • Të shikuarit nga qielli, këtë rreptësisht e ka ndaluar Pejgameri a.s. duke thënë " Çka është me disa njerëz, i ngritin sytë e tyre nga qielli në namaz, le të largohen nga ajo ose do t'iu grabiten (do t'u mirren sytë)". Është mekruh të falemi në këto vende: a) Në rrugët kryesore, b) Në hamame, c) Mbi varreza, d) Në tokën e huaj pa dijen e tij, e) Afër zjarit të ndezur, f) Afër kopesë së kafshëve (ahër), g) Para fotografive etj.
    • Të falurit me rroba jo të pëlqyera. Tregohet se Omeri r.a. e paska parë një musliman duke u falë me rroba jo të pëlqyera dhe i paska thënë : Nëse të dërgoj te disa njerëz (më me famë) a do të dalish para tyre me këto rroba? U përgjegjë: jo. Omeri i tha: All-llahu më shumë e meriton që të zbukurohesh para Tij.
    • Të falurit pa kapuc (kësulë).
    • Të falurit me imam (anash) pa mos e plotësuar safin.
    • Të falurit duke qenë i ngarkuar me mendime tjera, (p.sh. nëse jemi të unët, duhet më parë të hamë).
    • Kur të falemi në vend të hapët duhet të vendojmë një shenjë para vetes, të kuptohet se jemi në namaz.

    NAMAZI I VITRIT

    Namazi i vitrit është vaxhib për çdo musliman, të falet vazhdimisht e të mos lihet, për këtë na porosit Pejgameri a.s. ku thotë: "Vitri është hak (detyrë për çdonjërin), kush nuk e falë namazin e vitrit nuk është prej neve". Me një hadith tjetër thotë: "All-llahu xh.sh. e ka shtuar edhe një namaz, ai është vitri, falnja në mes të jacisë dhe të agimit të mëngjezit" . Namazi i vitrit hyn në grupin e namazeve që bëhen kaza nëse i kalon koha, sikurse farzet. Vitri përbëhet prej tri reqateve dhe një selami, sikurse farzi i akshamit. Në reqatin e tretë pas elhamit dhe sures, ngriten duart, merret tekbiri dhe këndohen lutjet e Kunutit (All-llahume ina nesteinuke, ve nestegfiruke, ve nestehedike, ve nu' minu bike, ve netubu ilejke, ve netevekkelu alejke, ve nuthnij alejkel-lhajre kulehu, neshkuruke, ve la nekfuruke, ve nahleu, ve netruku men jefxhuruk. All-llahume ijake nabudu, veleke nusali ve nesxhudu ve ilejke nes-sà ve nafidu, nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke, ine adhabeke bilkuffaril mulhik). Kush e lë duanë e kunutit me harresë, dhe i kujtohet në ruqu nuk i këndon kur të ngrihet nga ruquja, por e plotëson me sehvi sexhde. Namazi i vitri nuk falet me xhematë, përpos në Ramazan, e kush nuk i di lutjet e kunutit mund të këndojë (All-llahume Rabbena dhe All-llahume Rabbenag-firli).

    NAMAZET VULLNETARE (NAFILE DHE SUNNETE)

    Namazet vullnetare janë ata namaze të cilat janë jashtë farzeve, dhe janë vepra të Pejgamerit a.s. por nuk i jemi të obliguar t'i falim, përpos vullnetarisht. Si namaze nafile, në kuptim të gjërë të fjalës njihen edhe sunnetet të cilët do t'i tregojmë më poshtë.

    Sunnetet në bazë të veprave të Pejgamerit a.s. ndahen në: sunnete muekkede dhe gajr-muekkede:

    Sunnetet Muekkede: janë ata namaze të cilat vazhdimisht Pejgameri a.s. i ka falë dhe janë:

    • Dy rekat para farzit të sabahut, (këto sunnete patjetër duhet falur).
    • Katër rekat para farzit të drekës, falen me një selam.
    • Dy rekat pas farzit të drekës.
    • Dy rekat pas farzit të akshamit.
    • Dy rekate pas farzeve të jacisë.
    • Katër rekat para farzit të Xhumasë, dhe katër farze pas namazit të Xhumasë.

    Sunnetet gajri-muekkede: janë ato namaze të cilat nuk i ka falur Pejgameri a.s. vazhdimisht:

    • T'i shtohen edhe dy rekat, dy sunneteve që falen pas farzeve të drekës, pas et-tehijatit dhe salavateve të ngrihet dhe t'a vazhdojë rekatin e tretë me subhanen.
    • Katër rekatë para farzit të iqindisë.
    • Dhe katër rekatë para farzit të jacisë.
  • Namazet vullnetare të tjera:
    • Gjashtë rekatë pas farzit të akshamit, Pejgameri a.s. për këto sunnete thotë "Kush i falë gjashtë rekatë pas akshamit para se të flasë ndonjë fjalë, i falen mëkatet për pesëdhjetë vjet".
    • Dy rekat nderim kur të hyhet në xhamitë për herë të parë, duke u bazuar në fjalën e Pejgamerit a.s. i cili thotë: "Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami, të mos ulët pa mos i falur dy reqatë".
    • Dy rekat pas abdestit. Pejgameri a.s.thotë: "Cilido prej jush që merr abdest në mënyrë që e meriton abdesti, e pastaj ngrihet dhe i falë dy rekat i drejtuar nga Kibla, le ta dije se e ka merituar Xhenetin".
    • Namazi i duhasë, është katër deri në tetë rekat, edhe nëse i falë dy rekat mjaftojnë. Koha e duhasë fillon prej kur të ngritet Dielli në një shtizë ose osten, vazhdon deri para zevalit, para kohes së namazit të drekës.
    • Namazi i natës, falet prej dy deri në katër rekat. Namazit të natës Pejgameri a.s. i ka kushtuar rëndësi të madhe ku thotë: " Më i vlefshmi namaz pas farzeve, është namazi i natës".
    • Namazi i istihares. Janë dy rekat që falen kur dëshiron të ndërmarrish diçka (udhëtim ose ndonjë punë). Për këtë kemi këshillën e Pejgamerit a.s. i cili thotë: "Kur dëshiron dikush të vendos diçka, le t'i falë dy rekat jashtë farzeve". Pas këtij namazi të këndohet lutja e istihares.

    NAMAZI I TARAVISË

    Namazi i Taravisë është sunneti-muekkede për meshkujt dhe femrat. Falet në muajin e Ramazanit. Koha e namazit të taravisë është në mes kohës së jacisë dhe vitrit, dhe vazhdon deri para agimit të mëngjezit. Namazi i taravisë mund të falet me xhematë dhe vetëm, por, më e preferueshme është që të falet me xhematë. Namazi i taravisë ka njëzet rekat, falet sikurse namazet e tjera me dhjetë selame. Mustehab është që në çdo katër rekat të pushohet një kohë të shkurtër. Gjatë pushimit të këndohen salavate ose tesbih. Në çdo të dytin rekat në ulje këndohet ettehijati me salavatet, në rekatin e tretë duhet të fillohet me Subhanen.

    FALJA E NAMAZIT ULUR

    Siç mësuam më parë se ndejtja në këmbë në namaz është farz (rukn). Nëse lehet ky rukn, duhet përsëritur namazin, por, ky vendim është për namazet farze, ndërsa te namazet vullnetare (nafile) ndryshon, sepse namazet nafile mundën të falen në këmbë edhe nëse ka mundësi të qëndrojë në këmbë. Duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. që thotë për namazet nafile " Kush falet në këmbë është më e preferueshme, ndërsa ai që falet ulur e meriton gjysmë shpërblimi të atij që është falur në këmbë". Në këtë hadith nënkuptojmë se falja e namazeve nafile në këmbë, është më e lavdëruar.

    FALJA E NAMAZIT FARZ ULUR OSE HYPUR

    Ata të cilët nuk munden që farzet t'i falin në këmbë, për shkak të sëmundjes, ose dikush që e ka të thyer këmbën, mund të falë farzin në këmbë ose ulur, po edhe anësh ose shtrirë, sipas mundësisë. Ndërsa, ai i cili është hypur në kalë, anije, aeroplan, tren…etj., nëse nuk ka kushte që namazin t'a falë në kohë, do ta falë ashtu në atë gjendje që është, që të mos i kaloi koha e namazit. Sa i përket Kibles gjatë faljes së namazit hypur, nëse është i njohur me drejtimin e Kibles do ta falë i drejtuar nga ajo, por nëse aeroplani ose treni…, lakon ai duhet të mbetet në drejtim të Kiblës sipas mundësive. Nëse nuk është i njohur me drejtimin, në këtë rast to të falet ashtu si ia pret mendja se n'çdrejtim është Kiblja. Insha-alla, Allahu e pranon.

    NAMAZI I TË SËMURIT

    I sëmuri i cili asesi nuk mund ta falë namazin në këmbë, ose frikohet të mos i keqësohet gjendja nëse ngrihet në këmbë, do ta falë namazin ulur duke bërë rukunë dhe sexhden. Nëse nuk mundet ta bëjë rukun e as sexhden, do të falet ulur, duke përkulur kryet për ruku më pak dhe për sexhde më shumë. I sëmuri nëse nuk mund të qëndrojë as ulur, i lejohet të falet i shtrirë në shpinë ose në njërën anë, derisa këmbët duhet të jenë të shtrira nga Kibla, nën kryet do ti vendohet jastëku duke ia kthyer kokën drejtë Kibles, e jo nga qielli. Kështu i shtrirë me isharete do të falë namazin. Nëse i sëmuri nuk mund të falet edhe me isharete, do ta falë namazin kaza kur të shërohet, nëse nuk zgjatë kjo gjendje më shumë se pesë kohë namazi. Nëse kjo gjendje zgjatë më shumë se pesë kohë namaz, bien dhe nuk është i obliguar t'i bëjë kaza.

    NAMAZI I MYSAFIRIT(UDHËTARIT)

    Nga sa reqate duhet t'i falë mysafiri farzet? Mysafiri çdo namaz që i ka katër rekat, i falë vetëm nga dy rekat, si drekën, iqindinë dhe jacinë, ndërsa akshamin dhe sabahun i falë ashtu siç janë, pa i shkurtuar rekatet. Sunnetet dhe nafilet (namazet vullnetare) nuk shkurtohen, edhe pse jemi mysafir.

    Kur konsiderohet udhëtari musafir? Njeriu konsiderohet mysafir, kur vendos të marrë një rrugë të gjatë së paku tri ditë udhëtim si këmbësor, që është paraparë në këtë kohë afër 81km. Nuk ka ndryshim në vendimin e sheriatit nëse këtë rrugë e kalon me ndonjë mjet të shpejtë për një kohë të shkurtë. Namazi i mysafirit fillon të shkurtohet posa të largohet nga qyteti a paralagjet e tij.

    Kur konsiderohet musafiri vendas (mukijm)? Njeriu konsiderohet si vendas, kur vendos të qëndrojë në vendin për nga ka udhëtuar së paku 15 ditë e më shumë. Nëse vendos të qëndrojë 14 ditë e më pakë, ai njeri ende konsiderohet si mysafir, dhe posa të kthehet në shtëpinë e vet, konsiderohet vendas.

    Mysafiri a mund të del imam? Mysafiri mund të bëhet imam i musafirëve dhe i vendasëve, por duhet treguar vendasëve se është mysafir dhe se e shkurton namazin që xhemati vendas ta vazhdojë namazin. Kjo vërtetohet me shembullin e Pejgamerit a.s. i cili i ka falur banorët e Mekës vitin e çlirimit të saj; pasi i fali dy rekat u drejtua nga mekasit, duke u thënë : "Vazhdoni (namazin) o mekas se unë jam udhëtar".

    VENDIME TË SHERIATIT RRETH MYSAFIRIT

    1. Ata të cilët e vazhdojnë namazin pas imamit musafir, nuk duhet të këndojnë në rekatin e tretë dhe të katërtin, por, të qëndrojnë në heshtje, sikur të jenë me imam. 2. Lejohet që musafiri të falet pas imamit vendas (mukijm) me kusht që ta vazhdojë namazin katër rekat sikurse vendasi. 3. Kujt i kalon koha e namazit duke qenë musafir, ai njeri namazin do ta bëjë kaza ashtu si i ka kaluar musafir dy reqate nëse është namazi i drekës ose i jacisë. 4. Gjithashtu konsiderohet si musafir, nëse shpërngulet nga vendlindja në një vendë tjetër, dhe kur të kthehet në vendëlindje një kohë të shkurt ai është mysafir.

    IMAMI DHE NAMAZI ME XHEMATË

    Të falurit me xhematë është sunneti-muekede, bile disa nga dijetarët thonë se është vaxhib nuk duhet lënë, përveçse nëse të paraqitet ndonjë arsye që të ndalon nga falja me xhematë. Për të falurit me xhematë Allahu xh.sh. thotë [falnu me ata që falen (bini në ruku me ata që bien)]. Na urdhëron që bashkarishtë të falim namazin me xhematë. Transetohet nga Ebu-hurejra r.a. se Pejgameri a.s. paska thënë: Namazi më rëndë për munafikët (hipokritët) është namazi i Jacisë dhe i Sabahut, sikur ta dinin vlerën e tyre, do të vinin po edhe me mundime që kanë. Kamë tentuar që namazi të falet, gjatë faljes së namazit të lejojë një njeri që t'ua falë namazin, e të dalë me ca njerëz me shkopit nga zjarri në dorë, dhe t'i shohë ata të cilët nuk vjenë në namaz (nuk kanë ardhur në xhami) e t'ua kallë shtëpitë e tyre. Me ketë hadithë dhe me këtë vërejtje të Pejgamerit a.s. kuptohet se namazi me xhematë është i domosdoshëm.

    Vlera e namazit me xhematë:

    Namazi me xhematë e ka vlerën shumë më të madhe se sa namazi vetëm. Na tregon Pejgameri a.s. i cili thotë: "Vlera e namazit me xhematë e kalon vlerën e namazit vetëm, më shumë se njëzet e shtatë derexhe". Në hadithin tjetër thotë: " Përgëzoi ata të cilët natën ecin për në xhami, me dritë (nur) të plotë do të ecin ditën e Kijametit".

    Kushtet që duhet t'i plotësojë ai që falet me imam:

    Njeriu mund të falë si imam, në shtëpi ,xhami, dhe në vende tjera. Por derisa gjendemi në shtëpi, më i preferuar për imam është i zoti i shtëpisë, përveç nëse ai dëshiron të falë dikush tjetër. Ndërsa sa i përket namazit në xhami, si imam duhet të falë sunduesi (halifja), në mungesë të tij, si imam do të falë ai i cili shërben si imam në atë xhami.

    raste kur mungon imami, përparësi në imamllëk ka:

    • Më i dituri, dhe që i njeh mirë vendimet e sheriatit mbi namazin.
    • Më i dituri në leximin e Kur'anit.
    • Më i devotshmi dhe ai që më së shumti ruhet nga haramet.
    • Më i moshuari, shkaku se ata më së shumti e kanë frikën e All-llahut xh.sh.
    • Në radhë të fundit vjen, më i sjellshmi moralisht.
  • Mekruh është që imami të jetë:
    • Nga mëkatarët, p.sh. nga ata që e hanë faiden (kamatën).
    • Nga të verbërit.
    • Nga ata të cilët nuk i dëshiron populli.
    • Nga ata të cilët qesin bidate (adete), që nuk përputhen me veprat e Pejgamerit a.s.
    • Nga të paditurit (injorantët).
  • Edhe në grupin e mekruheve hynë: kur imami e zgjatë namazin, bëhet shkaktar për largimin e popullit nga xhamia. Në këtë rast mund ta cekim hadithin e Pejgamerit a.s. i cili thotë: "O ju njerëz! Disa nga ju largohen nga namazi me xhematë, kush i falë njerëzit (si imam) mos e zgjasë namazin, për shkak se pas tij lidhen pleq, të dobët dhe uzërlinj".
  • Si duhet të qëndrojë ai që falet pas imamit kur imami falet me një person (xhemat), atë do ta vendosë në anën e djathtë, nëse bëhen dy ose më shumë persona do të falen pas imamit. Në radhitjen e xhematit në saf (rresht) të parë radhiten të rriturit (meshkujt), pastaj fëmijët, dhe pas tyre femrat, nëse gjinden. Vendime të sheriatit n ëse imami jep selam para se të përfundojë xhemati ettehijatin, duhet që xhemati ta vazhdojnë ettehijatin, salavatet dhe pastaj të japin selam. Por, nëse jep imami selam para salavateve, pasi xhemati e kanë kënduar ettehijatin, duhet edhe xhemati të japin selam. Po kështu do të veprojë xhemati nëse imami ngrihet në të tretin rekat para se xhemati të përfundojnë ettehijatin.

    NAMAZI KAZA

    Namazi të cilit i kalon koha, dhe nuk falet në kohën e tij të caktuar quhet namaz kaza. Më lartë përmendëm se namazi është obligim për çdo individ, dhe se ai që nuk e falë namazin pa kurrfarë arsye, e meriton dënimin e All-llahut xh.sh.

    Arsyet që e lejojnë mosfaljen e namazit janë:

    Femra gjatë kohës së hajdit (menstruacionit) dhe nifasit, nuk kërkohet nga ajo që të falë namaz. Personi i cili e ka humbur vetëdijen, nëse zgjatë më shumë se pesë kohë namaz e më shumë. Por nëse zgjatë më pak se pesë kohë namaz duhet t'i bëjë kaza.

    Arsyet që e lejojnë faljen e namazit me vonesë(kaza):

    Gjumi, harresa të mos i kujtohet falja e namazit deri sa të hyjë koha e namazit tjetër ose i sëmuri. Këta që i përmendëm duhet që namazin ta falin kaza në atë kohë që u kujtohet ose shërohen. Namazi kaza falet ashtu siç i ka kaluar koha e vet, nëse i kalon koha duke qenë mysafir do ta falë kaza sikur mysafir (dy reqate). Me rastin e faljes së namazeve të kaluara, duhet ruajtur radhën e namazeve që falë kaza, p.sh. më parë sabahu pastaj drekën, ikindinë…etj.

    falurit e namazit kaza me radhë nuk ka rëndësi në rastet vijuese:

    • Kur të grumbullohen namazet qu u ka kaluar koha gjashtë namaze e më shumë.
    • Koha e shkurtër. Nëse namazin e një kohe e falë në kohën e fundit dhe nuk mbetet kohë që të falet namazi i kaluar kaza.
    • Harresa , nëse e haron namazin e kaluar dhe e falë atë të asaj kohe. Gjatë faljes së namazeve të kaluara, duhet ta kemi me dije se cilin namaz e falim, të potencohet namazi i kaluar.
  • SEXHDEI - SEHVI
  • Definicioni: sexhdei-sehv quhet sexhdja që duhet bërë për shkak të lëshimeve në namaz, të cilat janë pasojë e harresës, përpos nëse falemi me imam vazhdojmë pas tij. Sexhdei-sehvi përbëhet prej dy sexhdeve të rëndomta, të cilat bëhen pasi të jepet selam në anën e djathtë, pastaj e vazhdojmë ettehijatin, salavatet, duatë dhe prapë japim selam.

    Kur bëhet sexhdei-sehvi?

    • Sexhdei-sehvi bëhet kur me pahirë e vonon ndonjë nga farzet ose e ndërron vendin e ndonjë farzit në namaz, p.sh. nëse ulet aty ku duhet qëndruar në këmbë ose bën sexhde në vend të ruqusë.
    • Kur pa hirë e lëshon ndonjë vaxhib ose bën diçka që i kundërvihet vaxhibi,; p.sh. të lëshohet ulja e parë në namazet katër reqatëshe, të lihet elhami, surja ose e këndon suren para elhamit. Nëse lëshohen një ose më shumë vaxhibe e në namaz mjafton vetëm një sexhdei-sehvi.
    • Të tepruarit diçka nga veprat e namazit pa hirë, p.sh. në vend se të bëhen dy i bën tri sexhde.

    Kur nuk duhet bërë sexhdei-sehvi?

    • Nëse fillon dalja e diellit në namazin e sabahut, ose kur fillon të skuqet dielli në namazin e iqindisë, pasi të jepë selam.
    • Nëse gabon imami ditën e xhuma ose ditët e Bajrameve. Nuk bëhet sexhdei-sehvi sepse shkaktohet çrregullim në xhemat.
    • Nëse gabon në sexhdei-sehv nuk bëhet sexhde tjetër.
  • DYSHJA NË NAMAZ
  • Nëse njeriu dyshon në namaz, p.sh. a i ka falë tre apo katët reqat, nëse ky dyshim i ka ndodhur për herë të parë, ose i ndodhë shumë rallë, duhet ta përsërisë namazin, por, nëse dyshimi i paraqitet pas selamit, nuk përsëritet namazi përpos nëse është i sigurtë se me të vërtetë e ka lënë një reqat. Nëse njeriu dyshon shpeshherë në namaz, p.sh. a i ka falë tre apo katër reqat dhe nuk është i sigurtë, do të anojë nga numri tre, poashtu kur i falë dy reqat dhe nuk është i sigurtë se a i ka falë një apo dy reqat do të anojë nga numri një, e kështu çdo herë do ta marrë numrin më të vogël të reqateve, dhe më në fund bëjmë sexhdei-sehv.

    SEXHDE TILAVETI

    Definicioni: quhet ajo sexhde e cila bëhet gjatë leximit të ajetit të sexhdes nga Kura`ni. Sexhde-tilavet duhet të bëjë ai i cili e lexon ajetin e sexhdës edhe ai i cili ndodhë pranë dhe e dëgjon. Na tregon Ibën Omeri r.a. i cili thotë: lexonte Kur'an Pegameri a.s. dhe gjatë këndimit i këndonte ato ajete të cilët kanë sexhde; bënte sexhde, bënim edhe ne bashkë me të derisa nuk kishim vend ku ta vendojmë ballin. Sexhde-tilaveti është vaxhib, sipas mundësisë duhet bërë menjëherë aty për aty edhe pse mund të shtyhet për më vonë. Ajo përbëhet prej një sexhdeje të rëndomtë, duke shkuar në sexhde dhe duke u kthyer thuhet Allahu-Ekber, nuk ngriten duart te veshët dhe nuk mbaron me selam. Nëse në namaz këndohet ajeti i sexhdes, menjëherë duhet bërë sexhde, nuk mund të shtihet për më vonë nëse e vazhdojmë këndimin më shumë se tre ajete, nëse pas ajetit të sexhdes nuk vazhdojmë këndimin, sexhden e plotëson sexhdeja e namazit.

    Kushtet (shartet) e bërjes së sexhdei-tilavetit janë të njëjtat kushte që duhet plotësuar për namaz. Mjafton një sexhde për atë i cili e përsërit të njëjtin ajet të sexhdes disa herë në të njëjtin vend, por, nëse ndëron vend duhet të bëjë sexhde tjetër. Transmetohet nga Ebu-Hurejreja r.a. i cili thotë se Pejgameri a.s. paska thënë "Nëse këndon Ibën Ademi ajet të sexhdes dhe bën sexhde, shejtani i mallkuar qanë dhe thotë në vete: mjerrë për mua. All-llahu e urdhëroi Ibën Ademin që të bëjë sexhde ai i bëri dhe e fitoi xhenetin, ndërsa më urdhëroi mua t'i bëjë sexhde unë nuk i bëra dhe e meritova zjarrin (xhehennemin)".

    Kur'an sexhdei-tilavet janë përmendur në 14 vende, siç vijojnë:

    • Në fund të sures El-Earaf.
    • Në fillim të sures El-Ra`d.
    • Në pjesën e parë të sures En-Nahl
    • Nga fundi i sures El-Isra.
    • Në mes të sures Merjem.
    • Në fillim të sures El-Haxhxh.
    • Në pjesën e dytë të sures El-Furkanë.
    • Në pjesën e parë të sures En-Nahl.
    • Në mes të sures Es-Sexhde.
    • Në mes të sures Es-Sa`d.
    • Në mes të sures Fussilet.
    • Në fund të sures En-Nexhm.
    • Në fund të sures Inshikakë.
    • Në fund të sures Ikrè.
  • NAMAZI I XHUMASË
  • Namazi është farz-ajn, dhe argumentohet me ajetin kur'anor në suren Ex-xhuma (ajeti/9) "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë ecni shpejtë për aty ku përmendët All-llahu". Namazi i xhumasë i ka dy reqate farz, dhe tetë sunnete-muekede, duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. në transmetim të Ibën-Omerit r.a. "Namazi i xhumasë ka dy reqate të plota" nga thëniet e pejgamerit tuaj.

    nyra e faljes së namazit të xhumasë:

    Në fillim falen katër reqate sunnete para farzit të xhumasë, ndëgjohet hytbeja, falen dy reqate e farzit të xhumasë me imam, pas farzit i falim edhe katër sunnete që quhen sunnetet e fundit të xhumasë. Në kohën kur afrohet namazi i xhumasë, duhet lënë të gjitha punët dhe të shpejtohet për në namazin e xhumasë, sepse namazi i xhumasë e ka vlerën e jashtëzakonshme. Këtë na tregon hadithi i Pejgamerit a.s. në të cilin thotë. "Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, dhe i pastrohet aq sa mund të pastrohet, parfymoset me erë të këndëshme, pastaj i falë ata që është i detyruar t'i falë, e ndëgjon hytben, Allahu xh.sh. ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër".

    Kush duhet të falë xhumanë?

    Namazin e xhumasë duhet falë ai njeri i cili është:

    • Mashkull, nuk obligohen femrat.
    • I moshës madhore, në bylyg.
    • I lirë, nuk janë të detyruar robët.
    • I shëndoshë trupërisht, jo i sëmurë.
    • I vendit, jo mysafir.
    • I sigurtë nga sulmi i huliganëve, dhe nga të ftohtit të ashpër dhe vapës së madhe.
  • Kujt i kalon namazi i xhumasë ose nuk i takon ta falë, ai do ta zëvendëson me drekën.
  • Kushtet që duhet plotësuar për namazin e xhumasë:

    • Koha, pra të falet në kohën e namazit të drekës.
    • Të falet me xhematë, ku përpos imamit të jenë së paku edhe tre xhematë.
    • Imam të jetë sunduesi (halifja) ose personi i autorizuar nga ai, ose ai që shërben si imam.
    • Të këndohet hytbja para farzit të xhumasë, të jetë i pranishëm dikush, mjaftojnë edhe dy persona, dhe hytbeja të fillojë me faleminderimin e Zoti.
    • Të jetë e lirë falja e xhumasë për ç'dokë dhe mos ketë pengesa për faljen (leje të përgjithshme).
    • Të falet në vende të mëdha, së paku në ata vende ku ka aq meshkuj të rritur sa që nuk i merr xhamia nëse hynë të gjithë.
  • Çka është sunnet të veprohet para xhumasë:
  • Ditën e xhuma duhet pastruar trupin, të vishemi me rrobat më të mira që i posedojmë, të shkohet në xhami me kohë, gjatë rrugës të këndohen lutje, të qëndrojmë në heshtje deri sa imami e këndon hytben, pa mos i falur edhe sunnetet nuk duhet dalur nga xhamia. Sa i përket imamit, është sunnet që të ulet mes dy hytbeve dhe të bëjë lutje për gjithë muslimanët dhe muslimanet të gjallë dhe të vdekur.

    Mekruhet e xhumasë:

    Mekruh është që gjatë kohës së xhumasë të shitet ose blehet, gjatë hyrjes në xhami mos të kalohet mbi shpinat e tjerëve që të dalë në safin e parë, gjithashtu prej që imami të fillojë hutben duhet të ndërpritet falja e namazeve duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. "Nëse hyn dikush nga ju në xhami dhe imami mban ligjeratë në hutbe, nuk duhet falur e as folur derisa të mbarojë imami hutben".

    NAMAZI I BAJRAMEVE

    Namazi i bajrameve është vaxhib për ata njerëz të cilët e kanë obligim xhumanë. Falen dy rekate sikurse farzet e xhumasë, kurse hutbeja në këto namaze është sunnet. Namazin e bajrameve janë detyruar muslimanët ta falin në vitin e parë të hixhretit, këtë e argumentojmë me hadithin e Pejgamerit a.s. në transmetim të Enesit r.a. i cili ka thënë: Kur erdhi Pejgameri a.s. për herë të parë në Medine i gjeti banorët e Medinës duke festuar dy ditë në vitë. Pejgameri a.s. i pyeti çka janë këto ditë që i festoni? Na kanë ngelë traditë nga koha e xhahilijetit u përgjegjën. Pejgameri a.s. iu tha "Allahu xh.sh. ua ka kompensuar me dy festa më të mëdhaja dhe më të dobishme, ato janë: Bajrami i Kurbanit dhe Bajrami i Ramazanit". Koha e namazit të bajrameve fillon prej kur dielli të ngrihet sa një shtizë e shigjetës (afërsisht 45min pas lindjes së diellit) dhe zgjat deri në zeval, para kohës së drekës.

    Si falet namazi i bajrameve?

    Namazi i bajrameve ka dy rekatë dhe falen vetëm me imam: bëhet nijeti, vendosja për namazin e bajramit, mirret tekbiri fillestar, lexohet subhanja pastaj të udhëhequr nga imami marrim edhe tri tekbir tjerë duke i ngritur duart lartë dhe heshtim. Imami fillon të këndojë elhamin dhe një sure (është e preferuar të këndohet Seb-bihisme rrabikel-eala). Pas mbarimit të rekatit të parë imami përsëri fillon me elhamin dhe një sure (është e preferuar të këndohet Hel-etake hadithul-gashije) pas këndimit të sures marrim edhe tre tekbir, në të katërtin tekbir ulemi në ruku në sexhde dhe pas ettehijatit, salavatëve dhe duave japim selam.

    Tekbiri-teshriku:

    Tekbiret janë vaxhib të këndohen pas çdo namazi farz pasi të japim selam dhe para se të thomë Allahume enteselamu. Tekbiri që duhet të këndohet është: Allahu-ekber Allahu-ekber La il-lahe il-lallah-huvallahu-ekber, Allahu-ekber ve Lil-lahil-hamd. Tekbirët fillojnë të këndohen prej farzit të sabahut të ditës së Arafatit dhe zgjatin deri në iqindi të ditës së katër të Bajramit (ka edhe disa mendime tjera rreth tekbirëve, por ky është më i zgjedhur).

    Çka është sunnet të veprohet me rastin e bajrameve?

    Sikurse ditën e xhuma që thamë se muslimani duhet të pastrohet, të lahet, ti veshë rrobat më të mira që i posedon, të tregohet se me të vërtetë feston, ashtu duhet edhe në bajramet.

    Me rastin e bajramit mendub (e pëlqyer) është:

    • Të hanë diçka para faljes së namazit të Bajramit të Ramazanit, ndërsa të vënohet ushqimi pas namazit të Bajramit të Kurbanit.
    • Gjatë shkuarjes në xhami të këndohen tekbiret, në Bajramin e Ramazanit të këndohen me zë të ulët, ndërsa në bajramin e Kurbanit të ngrihet zëri pak më lartë.
    • Të ndërrojë rrugën gjatë kthimit nga xhamia, pas faljes së namazit të bajrameve.
    • Sadekatul-fitri të jepet para faljes së namazit të bajramit.
    • Të vizitohen varrezat, familja, shokët, farefisi, etj.

    NAMAZI ME RASTIN E ZËNIES SË DIELLIT DHE HËNËS (EL-KUSUF DHE EL-HUSUF)

    Dielli dhe Hëna janë dy argumente nga argumentet e shumta që paraqesin fuqinë dhe madhërinë e Krijeusit, All-llahut xh.sh.. Po të mos ekzistonte dielli dhe rrezet e tija që e ngrohin tokën, e ndriçojnë gjithësinë, nuk do të ekzistonin gjallesa në këtë botë të cilën jetojmë ne. Me rastin e zënies së Diellit dhe Hënës jemi të urdhëruar, që t'i drejtohemi All-llahut xh.sh. me lutje dhe ibadet, që mos të na ndërpresë këtë dhunti të Tij.

    Na tregon Ibën Mes'udi r.a. se në kohën e Pejgamerit a.s. u zu Dielli ditën në të cilën i vdiqë djali i tij Ibrahimi. Njerëzit filluan të thonin: u zu Dielli për shkak të vdekjes së Ibrahimit. Kur e dëgjoi Pejgameri a.s. këtë, doli para popullit dhe tha: "Dielli dhe Hëna janë dy argumente (fakte) nga argumentet e shumta të All-llahut xh.sh., nuk zihen në rastin e vdekjes ose të lindjes së dikujt. Kur të ndodhë ndonjë rast i tillë, falenderoni All-llahun me namaze dhe lutje derisa të ndriçojë përsëri".

    Sunneti-muekkede është që me rastin e zënies së Diellit dhe Hënës të falen dy rekate namaz me imam. Imami të jetë person i autorizuar, ose imam i xhamisë së atij vendi. Imami e këndon elhamin dhe një sure pa ngritur zërin, gjatë namazit është e pëlqyer që të zgjatet rukuja, sexhdeja dhe të këndohet më shumë. Pas kryerjes së namazit t'i drejtohemi All-llahut me lutje dhe dua, deri sa të ndriçojë përsëri. Nëse imami nuk është i pranishëm, secili i falë dy rekat dhe bën lutje në shtëpinë e tij. Kështu veprohet edhe me rastin e zënies së Hënës, pa imam, sepse namazi me rastin e zënies së Hënës nuk falet me imam dhe është Mustehab, jo sunneti-muekkede. Kështu veprohet edhe në rastin e territ dhe dukurive tjera të jashtëzakonshme.

    NAMAZI I FRIKËS

    Me namazin e frikës nënkuptojmë namazet që falen në raste lufte, gjatë luftës me armikun. Tregohet se muslimanët e parë gjatë betejave të ndryshme nuk guxonin ta lenin namazin edhe në luftëra, kjo mund të ndodh edhe me ne, e për këtë Sheriati Islam ka zgjedhur mënyrën e faljes pa mos u sulmua nga armiku.

    nyra se si falet namazi i frikës:

    Namazi i frikës falet në këtë mënyrë: Imami e ndanë xhematin (ushtrinë) në dy grupe, ashtu të reshtuar në safe, njëra grupë e falë namazin kurse tjetra rri në rojë, pas mbarimit të kësaj grupe falet grupa tjetër me imam tjetër. Nëse nuk kanë mundësi të orientohen në drejtimin e Kibles do të falen në atë drejtim që janë, sepse kushti i drejtimit nga Kibla bie në këtë rast. Nëse keqësohet gjendja secili e falë namazin në vete.

    NAMAZI DHE DUAJA PËR SHI

    Në disa raste Allahu xh.sh. i provokon robët e Tij edhe me thatësi, për shkak të largimit nga ibadetet, për shkak të shtimit të veprave të këqija dhe të qenit e njerëzve në gaflet (e kanë harruar All-llahun xh.sh), për këtë qëllim duhet bërë istigfar (pendim) dhe të kërkohet falje nga All-llahu xh.sh. për veprat e liga që bëjmë dhe duke pranuar at që e kemi bërë. All-llahu xh.sh. në Kur'anin famëlartë, në suren Hudë (ajeti/52), thotë: "O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë".

    Si duhet vepruar në raste të tilla?

    • Në raste të tilla falen dy rekat namaz me xhematë, mundet edhe vetëm, dhe t'i bëhet istigfarë dhe lutje All-llahut xh.sh.
    • Nëse falen me xhematë, falim dy rekate, imami këndon me zë. Pas namazit ligjëron imami duke i këshilluar xhematin që t'i kthehen All-llahut dhe të pendohen për mëkatet e bëra. Pasi mbaron ligjeratën imami i kthen rrobet mbrapshtë i drejtuar nga Kibla bashkë me xhematin, i luten All-llahut xh.sh për shi. Imami qëndron në këmbë ndërsa xhemati ulur.
    • Është Mustehab që gjatë kësaj kohe: a) Të dilet nga shtëpia në vendin e faljes tri ditë me radhë, b) Në atë vendë të ecet në këmbë, c) Të vishen me rrobe të bajtura, të arnuara, por të pastërta, d) Të shkohet drejtë, pendueshëm, me modesti, e) Para çdo nisje duhet dhënë sadeka (lëmoshë), g) Në vendin e faljes duhet të vijnë pleqtë, fëmijët, lopët dhe bagëtitë tjera do t'i marrin me vete, bashkë me të vegjëlit e tyre.
    • Duaja për shi bëhet kështu: All-llahume-skina gajthen mugithen, henien, merien gadikan,muxhel-lilen sih-han eamn-nen, tabekan, daimen. (O Zot na dhuro shiun shpëtimtar, të këndshëm dhe të mirë, të mjaftueshëm, të dendur, me bollëk për çdo anë, dhe të mjaftueshëm).
    • Në dua marrin pjesë vetëm muslimanët.
  • NAMAZI I XHENAZES (KUFOMËS)
  • Jeta e kësaj bote është shumë e shkurtë krahas Ahiretit. Në këtë botë njeriu e ndërton jetën e ardhëshme (Ahiretin), kjo është jeta kalimtare ndërsa Ahireti është jeta e amshuar. Kush bën vepra të mira apo të këqija ka për t'i parë edhe nëse janë më të vogla, të gjitha janë shënuar qartë. All-llahu xh.sh. njeriun e dalloi nga gjithë gjallesat e tjera, po edhe në momentet kur ai largohet nga kjo jetë, e ka bërë që të largohet me respekt dhe nder. Falja e namazit të të vdekurit është farzi-kifaje, nëse e falin disa njerëz bie për të tjerët, nëse asnjëri nga muslimanët në atë vend që jetojnë nuk ia falë, të gjithë janë mëkatarë.

    Kushtet (shartet) e faljes së xhenazes:

    • Të plotësohen të gjitha kushtet e namazeve tjera, p.sh. pastërtia, drejtimi nga Kibla.
    • Të jetë i vdekuri musliman, nuk falet jo muslimani.
    • Të jetë vendi, trupi i të vdekurit dhe qefini të pastër.
    • Imami të qendrojë para xhematit.
    • Të jetë i shtrirë për dhe. Gjatë faljes nuk lejohet të jetë në duart e njerëzve.
    • Të jetë i pranishëm, para xhematit, ose pjesa më e madhe e trupit të tij.
  • Ruknet e namazit të xhenazes janë:
    • Namazi të përbëhet prej katër tekbireve.
    • Të ndejturit në këmbë gjatë faljes së namazit.
  • Vaxhib në namazin e xhenazës është selami pas tekbireve.
  • SUNNETET E NAMAZIT TË XHENAZES

    • Gjatë faljes së namazit të xhenazes, imami të qëndrojë drejt krahërorit të të vdekurit.
    • Pas tekbirit fillestar të këndohet subhaneja.
    • Pas tekbirit të dytë të këndohen salavatet.
    • Pas tekbirit të tretë të këndohen lutje për të vdekurin, teksti ikësaj lutje është: All-llahumme-gfir lihej-jina ve mej-jitina, ve shahidina, ve gaibina, ve sagirina ve kebirina, ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ehjejtehu fe-ehjihi alel-Islam, ve men tevefejtehu min-na fetev-vefehu alel-ijman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tefti ba'dehu. (O Zot fali të gjallët dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të rriturit dhe të vegjëlit, meshkuj dhe femra. O Zot atij të cilit ndër ne i dhurove jetën, bëre të jetojë në Fenë Islame, ndërsa atij që ia merr jetën, merrja duke qenë në Iman. O Zot mos na ndalo të mirat e tij, e mos na le të shkatërohemi pas tij).
    • Nëse i vdekuri është fëmijë duhet bërë këtë lutje: All-llahumme-xhalhu feretan ve zuhrre, ve-xhalhu shafian ve mushfian. (O Zot bëre për ne konakxhi dhe mbroje pranë teje, dhe bëre falës i mëkateve tona). Pas mbarimit të lutjeve jepet selam.
  • Kini kujdes: gjatë tekbirëve nuk ngriten duart lartë, përpos tekbirit fillestar.
  • BARTJA E XHENAZES

    Është e lavdëruar që xhenazja të bartet në duart e xhematit, në mënyrë që çdo person ta mbajë disa hapa, ashtu të reshtuar të kujdesshëm duke iu shmangur fjalëve të kota, dhe me respekt të ecet prapa saj. Gjatë ecjes është mustehab që të nxitohet dhe në kohën sa më të shkurtër të varroset. Pas xhenazes ecin vetëm meshkujt.

    FJALA PËRFUNDIMTARE MBI NAMAZIN

    Namazi është mënyra më e përsosur e nderimit dhe respektimit që i bëhet All-llahut xh.sh. Ngritja e duarve, qëndrimi në këmbë, përkulja, rënia në sexhde dhe të ndejturit ulur janë lëvizje trupore, me të cilat shfaqet respektimi ndaj All-llahut xh.sh., duke i shprehur madhëri e nderim, respekt e lavdrim, adhurim dhe lutje. Kjo është mënyra më e përshtatshme e edukimit shpirtëror dhe rruga më e mirë e afrimit te All-llahu i Madhëruar. Adhurimin (ibadetin) në këtë mënyrë e kanë praktikuar të gjithë pejgamerët e All-llahut xh.sh. prej Ademit e deri te Muhamedi a.s. me disa ndryshime të vogla në mënyrën e adhurimit. Qëllimi i namazit është përkujtim dhe afrim ndaj All-llahut xh.sh. në mënyrë që shpirtërisht të ndjejmë kënaqësinë e krijuesit. Namazi, si obligim i domosdoshëm, është shumë i dobishëm si për pastrim ashtu edhe për shëndet, për individ dhe për tërë bashkësinë.

    [Menya kryesore] [Sheriati islam] [Gruja dhe familja (Fjalor)] [Ebu Bekir Es-Siddik: Hbu Hanifja] [Gusli] [Zekati] [Namazi] [ISLAM] [Ramazani] [Gruaja ne Islam] [Çfare te themi kur...?] [Agjërimi]